Liverpooli ia doli të përmbyste 4-1 Newcastelin të shtunën për raundin e 24-t në Premier League. Elita e futbollit anglez pa një ndeshje spektakolare me shumë raste, ndërsa Liverpooli u rikthye te fitorja pas pesë ndeshjeve që nuk e bënte një gjë të tillë.
Ishin miqtë që e nisën më mirë ndeshjen dhe fillimisht goditën shtyllën me Barnes, para se Gordon nga brenda zonës t'i jepte Newcastel epërsinë momentale në minutën e 36-të.
Liverpooli reagoi shpejt dhe shënoi dy herë me Hugo Ekitike brenda pjesës së parë. Fillimisht një asist i Wirtz në minutën e 41-të u dërgua në rrjetë nga sulmuesi i të kuqve, ndërsa më pas Ekitike shënoi pas asistit të Kerkez.
Në pjesën e dytë ishte Florian Wirtz që shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për Liverpoolin, para se Ibrahima Konate të 'vuloste' fitoren 4-1 të Liverpoolit në shtesën e tretë të sfidës, me golin e parë personal në Premier League.
Me 39 pikë Liverpooli ngjitet në pozitën e pestë dhe merr për momentin një vend në Kupat e Evropës.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.8%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 3427
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta para! Flemë më pak, por ditët me diell zgjasin më shumë
28 Mars, 12:39
-
Miqësoret/ Spanja i shënon 3 gola Serbisë, ndalet Anglia! Holanda përmbys 2-1 Norvegjinë
28 Mars, 12:03
-
VIDEO/ Spektakël në miqësoren e luksit, Franca fiton 2-1 kundër Brazilit në SHBA! Mbappe shënon gol fantastik
27 Mars, 11:46
-
Krimi makabër në Britaninë e Madhe, 19 vite burg për shqiptarin që vrau djalin e tij 3 muajsh (EMRI)
24 Mars, 16:48
-
Ra nga kati i 12-të, punëtori 19-vjeçar shqiptar humb jetën në Londër ndërsa kompania e ndërtimit gjobitet me 42 mijë paund
22 Mars, 13:14
-
Premier League/ Liverpooli tre ndeshje radhazi pa fitore, Brightoni e mposht 2-1! Vendos dopieta e Danny Welbeck
21 Mars, 15:55
-
Vështirësitë e një kampioni, Granit Xhaka me lot në sy: Në fëmijëri rrinim 18 orë në ditë pa prindërit, mbaja çelësin e shtëpisë që 4 vjeç
21 Mars, 08:23
-
Premier League/ Dramë për Manchester United, Bournemouth e ndal 2-2! Harry Maguire shkakton penallti dhe merr karton të kuq
20 Mars, 22:58
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54
-
Champions League/ Sot mësohen ndeshjet çerekfinale, Barcelona ka detyrë të vështirë në 'Camp Nou'! Liverpooli kërkon përmbysjen, Bayern e Atl. Madridi epërsi golash
18 Mars, 12:29
-
Pagoi në të zezë 'yjet' e futbollit, e pëson Chelsea! Gjobitet me shifrën më të madhe në historinë e Premier League
16 Mars, 16:41