ANGLI - Arsenal - Manchester City, kjo do jetë finalja e Carabao Cup që do zhvillohet më 22 mars në mitikun 'Wembley' të Londrës. Pasi Arsenali kaloi Chelsean, ishte radha e Manchester Cityt që të kalonte 3-1 ekipin e Newcastle në gjysmëfinalen e kthimit dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-1 siguroi biletën për në finale.

Me sfidën e parë të fituar 0-2, City i Pep Guardiolës dominoi edhe takimin e kthimit. Të tre golat e 'Qytetarëve' u shënuan brenda pjesës së parë. Omar Marmoush në minutat 7 dhe 29-të shënoi dopietën personale, ndërsa Reijnders në minutën e 32-të "vulosi" kalimin e Cityt në finale me golin e tretë.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 62-të, Anthony Elanga shënoi golin e nderit për Newcastle.

Kështu, më 22 mars në Londër do luhet finalja e Carabao Cup mes Arsenalit dhe Man. Cityt.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?