GOLAT/ Interi tre gola për kreun, Napoli fiton edhe pa Osimhen! Lazio mposht Sassuolon

Serie A filloi këtë të shtunë javën e nëntë. Me fillim nga 15:00, Napoli fitoi 1-3 kundër Veronës, me tifozët që shkaktuan kaos para ndeshjes. Në 18:00 Interi fitoi 0-3 në transfertë me Torinon, duke marrë kreun e Serie A. Mbrëmja i takoi fitores 0-2 të Lazios 0-2 në "Mapei" kundër Sassuolos.

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Verona vendase humbi 1-3 me Napolin për javën e nëntë. Dueli nisi më herët jashtë fushe, me tifozët miq që shkaktuan kaos dhe u përplasën me policinë para ndeshjes. Sa i takon fushës së gjelbërt, gjithçka nisi në minutën e 27-të me Politanon, që kaloi djemtë e Garcias në epërsi. Më pas Kvaratskhelia në minutën e 43 dërgoi ndeshjen në 0-2. Sërish gjeorgjiani në minutën e 55-të shënoi për 0-3, teksa goli i Lazovic për vendasit në të 60 shërbeu sa për statistika. Tanimë me këtë sukses Napoli shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e pestë, ndërsa Verona me tetë pikë mban vendin e 16-të.

Në stadiumin "Olimpik" në Torino, vendasit u mundën 0-3 nga Interi. Ziklatërit e Inzaghit tanimë janë në krye të Serie A me 22 pikë, kjo pasi Milan ka një ndeshje për të zhvilluar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të 59 minutë u zhbllokua gjithçka me golin e Thuram, kjo pas asistit të Dumfries. Në të 67 minutë shënoi edhe Lautaro me kokë. Në fundin e ndeshjes shënoi edhe Calhanoglu me penallti. Me këtë sukses Interi merr kreun për momentin, duke qënë me 22 pikë. Torino me nëntë pikë mban vendin e 14-të.

Për javën e nëntë në Serie A, Lazio fitoi 0-2 kundër Sassuolos në "Mapei Stadium". Ky pritej të ishte një derbi mes shqiptarësh, teksa as Bajrami dhe as Hysaj nuk morën minuta në këtë duel. Nedimi i Sassuolos nuk ishte as i grumbulluar, ndërsa Elseidi i Lazio qëndroi në stol. Ndeshja u zhbllokua pas 28 minutash lojë me golin e Felipe Anderson. Në të 35 minutë ishte Luis Alberto që shënoi golin e dytë. Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 13 pikëve për vendin e shtatë, ndërsa Sassuolo me 10 pikë mban vendin e 13-të.

Serie A - java 9:

15:00 Verona 1-3 Napoli

18:00 Torino 0-3 Inter

20:45 Sassuolo 0-2 Lazio

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Bajrami në tribunë dhe Hysaj në stol, Lazio mund 0-2 Sassuolon (VIDEO)

Për javën e nëntë në Serie A, Lazio fitoi 0-2 kundër Sassuolos në "Mapei Stadium". Ky pritej të ishte një derbi mes shqiptarësh, teksa as Bajrami dhe as Hysaj nuk morën minuta në këtë duel. Nedimi i Sassuolos nuk ishte as i grumbulluar, ndërsa Elseidi i Lazio qëndroi në stol. Ndeshja u zhbllokua pas 28 minutash lojë me golin e Felipe Anderson. Në të 35 minutë ishte Luis Alberto që shënoi golin e dytë. Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 13 pikëve për vendin e shtatë, ndërsa Sassuolo me 10 pikë mban vendin e 13-të.

Ora 21:24
Momente paniku në Torino - Inter, futbollisti bie në tokë pa ndjenja

Në fundin e ndeshjes Torino 0-3 Inter, lojtari i Torinos, kroati Nikola Vlashiç është shtrirë në tokë pa ndjenja. Një moment paniku për të gjithë pasi iu afruan futbollistët e të dy ekipeve të cilët dukeshin të terrorizuar nga ajo që panë, ndërsa ishin stafet mjekësore të dy ekipeve që shpejtoi ta ndihmonte.

Për fat të mirë pas tre minutash lojtari u përmend dhe u largua me këmbët e tij nga terreni i lojës, sigurisht i shoqëruar nga stafi mjekësor. Sipas mediave italiane, ai do të dërgohet menjëherë në klinikë për kontrolle më të hollësishme pasi humbja e ndjenjave erdhi si pasojë e një përplasje në fushë.

Ora 20:15
Tre gola për tri pikë, Interi merr kreun e Serie A (VIDEO)

Në stadiumin "Olimpik" në Torino, vendasit u mundën 0-3 nga Interi. Ziklatërit e Inzaghit tanimë janë në krye të Serie A me 22 pikë, kjo pasi Milan ka një ndeshje për të zhvilluar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të 59 minutë u zhbllokua gjithçka me golin e Thuram, kjo pas asistit të Dumfries. Në të 67 minutë shënoi edhe Lautaro me kokë. Në fundin e ndeshjes shënoi edhe Calhanoglu me penallti. Me këtë sukses Interi merr kreun për momentin, duke qënë me 22 pikë. Torino me nëntë pikë mban vendin e 14-të.

Ora 17:15
VIDEO/ Napoli 'fluturon' me Kvarën, fiton 1-3 me Veronën në udhëtim! Ultrasit shkaktojnë kaos

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Verona vendase humbi 1-3 me Napolin për javën e nëntë. Dueli nisi më herët jashtë fushe, me tifozët miq që shkaktuan kaos dhe u përplasën me policinë para ndeshjes. Sa i takon fushës së gjelbërt, gjithçka nisi në minutën e 27-të me Politanon, që kaloi djemtë e Garcias në epërsi. Më pas Kvaratskhelia në minutën e 43 dërgoi ndeshjen në 0-2. Sërish gjeorgjiani në minutën e 55-të shënoi për 0-3, teksa goli i Lazovic për vendasit në të 60 shërbeu sa për statistika. Tanimë me këtë sukses Napoli shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e pestë, ndërsa Verona me tetë pikë mban vendin e 16-të.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja