GOLAT/ Napoli kalon 3-1 Comon dhe shkëputet në krye të Serie A, Verona ‘përmbyt’ Venezian

GOLAT/ Napoli kalon 3-1 Comon dhe shkëputet në krye të Serie A, Verona ‘përmbyt’ Venezian

Lukaku feston golin me Napolin

ITALI - Serie A e futbollit filloi të premte me raundin e shtatë. Në program ishin dy sfida që prodhuan shtatë gola. Napoli fitoi 3-1 kundër Comos, ndërsa Verona përmbysi 2-1 Venezian.

Në ‘Maradona’, Napoli siguroi tri pikë që e shkëpusin në krye të Serie A, të paktën për pak orë sa të kompletohet xhiroja e plotë e këtij raundi. Djemtë e Contes kaluan në epërsi pas 24 sekondave me McTominay, kjo pas asistit të Lukakut. Më pas Como barazoi me Strefezza, për ta mbyllur në barazim pjesën e parë.

Nisja e së dytës solli edhe golin e Lukakut nga pika e bardhë e penalltisë, teksa ‘vulën’ tri pikve ia vendosi David Neres katër minuta nga fundi. Dy asiste dhe një gol për Lukakun, që po kthehet në idhullin e ri të tifozëve.

Pas këtij suksesi Napoli ngjitet në kuotën e 16 pikëve për vendin e parë, katër më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak.

Në ‘Bentegodi’, Verona përmbysi 2-1 Venezian. Ishin miqtë që kaluan në epërsi pas tre minutave lojë me Oristanio, ndërsa Tengstedt barazoi pas gjashtë minutave. Autogoli i Joronen vendosi fitoren e vendasve vetëm në minutën e 81.

Këtë të shtunë Serie A ka në program tre sfida. Në 15:00 luhet Udinese – Leçe, në 18:00 Atalanta – Genoa dhe në 20:45 Inter – Torino.

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë!  Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur

Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur