Kupa e Italisë zhvilloi të enjten dy ndeshjet e fundit për turin e 1/16. Monza fitoi 3-1 kundër Brescias dhe në turin e radhës gjen Bolognan. Kyriakopulos, Pessina dhe Caprari shënuan për vendasit në pjesën e parë.
Ndërkohë që ndeshja në ‘Maradona’ dhuroi spektakël, aty ku Napoli fitoi 5-0 kundër Palermos. Ngongo me dopietë në minutat 7 dhe 12, si edhe Juan Jesus mbyllën pjesën e parë në avantazh të trefishtë për djemtë e Contes.
Më pas ishte David Neres dhe McTominay që vulosën ‘shuplakën’ kundër Brescias. Napoli në turin e radhës gjen Lazion në një përballje që në vite ka dhuruar emocione.
Kupa e Italisë, çiftet në 1/8:
Juventus - Cagliari, Fiorentina - Empoli, Atalanta - Cesena, Milan - Sassuolo, Roma - Sampdoria, Inter - Udinese, Napoli - Lazio, Monza - Bologna.