Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli

Një shtator për t'u mbajtur mend për Ardian Ismajlin, sa i përket paraqitjeve në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i Kombëtares ka kontribuar në paraqitjen e shkëlqyer të Empolit, i cili ka pësuar vetëm dy gola që nga fillimi i kampionatit.

Duke konfirmuar paraqitjen e mirë, janë edhe shifrat dhe të dhënat nga portali i specializuar WhoScored, i cili e përfshiu Ismajlin në top 11-shen e muajit shtator në Serie A. Në krah të tij është një shtyllë e kampionatit italian si Bremer, me rezultatin 7.4, madje më i ulët se ai i mbrojtësit kuqezi që është 7.6.

Në tri ndeshjet e luajtura në shtator bie në sy nota 8.32 e marrë ndaj Cagliarit, falë edhe 12 dueleve ajrore. Në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, Ismajli bëri 10 spastrime. Megjithatë, rekordi disiplinor është ende i pastër, me mbrojtësin shqiptar që ende nuk ka marrë asnjë karton të verdhë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, rrugët si det e makinat kalojnë mes për mes si varka 

VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, rrugët si det e makinat kalojnë mes për mes si varka