Të hënën e 14 prillit Serie A e futbollit në Itali përmbylli raundin e 32-të. Në "Maradona" skuadra e Napolit fitoi 3-0 kundër Empolit dhe vijon të jetë në ndjekje të kryesuesve të Interit.

Ndeshja nisi me "diktatin" e vendasve dhe goli i parë nuk vonoi të vinte. Pasimi final i Lukakut bëri që McTominay të zhbllokonte ndeshjen pas 18 minutave lojë. Fraksioni i parë u mbyll me këto shifra, ndërsa i dyti nisi me golin e Romelu Lukakut, që i dërgoi shifrat në 2-0.

Në minutën e 61 sërish Lukaku - McTominay do bashkëpunonin për golin e tretë, duke bërë që britaniku të gjente golin e dytë personal. Me këtë sukses Napoli ngjitet në kuotën e 68 pikëve për vendin e dytë, tre pikë pas Interit kryesues.

Atalanta dhe Juventusi për momentin ndodhen në zonën Champions League. Për një vend evropian garojnë edhe Lazio, Roma, Fiorentina dhe Milani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Prill, 09:06

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?