Raundi i 28-të i Serie AItali u mbyll mbrëmjen e të hënës, aty ku Lazio vendase fitoi 2-1 në 'Olimpico' kundër Sassuolos. Dueli u vendos në shtesë, aty ku Lazio shënoi pas daljes së pastudiuar të Aro Muric, portierit të Kosovës.

Ndeshja filloi më mirë për Lazion. Isaksen bëri shumë mirë, por goditja e tij u ndal nga Muric, megjithatë në sferën e kthyer ishte Daniele Maldini që përfitoi dhe kaloi Lazion në epërsi pas vetëm dy minutave lojë. Më pas Sassuolo nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit me Lauriente në minutën e 35-të.

Gjysma e parë e fraksionit të dytë ishte e vakët, ndërsa Isaksen u kujdes të vinte në provë Muric, por gardiani i Kosovës reagoi mirë. Kur u duk se gjithçka do mbyllej në barazim, ishte Lazio që gjeti golin e dytë dhe të fitores në minutën e dytë shtesë.

Një krosim në zonë nga Cancellieri bëri që Marusic me kokë të kalonte Muric, me këtë të fundit që doli në kërkim të topit në mënyrë jo të studiuar mirë.

Pas raundit të 28-të është Interi me 67 pikë që kryeson Serie A, gjashtë pikë më shumë se Milani. Ndërkohë Sassuolo me 38 pikë mban vendin e nëntë dhe prish serinë me tre fitore radhazi, ndërsa Lazio ia del të marrë tri pikë pas katër ndeshjeve dhe me 37 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Mars, 15:01

    PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?