Futbolli elitar anglez zhvilloi të dielën e 16 marsit dy nga ndeshjet e raundit të 29-të. Premier League pa sesi Arsenali mposhti 1-0 Chelsean në derbin e Londrës, ndërsa po në kryeqytet Fulham mposhti 2-0 Spurs.
Në "Emirates" Arsenali dhe Chelsea prodhuan një ndeshje me ritëm të lartë, raste, por vetëm një gol. Në fund ishin 'Topçinjtë' që fituan 1-0 kundër Chelsea falë golit të Mikel Merino në minutën e 20-të. Një krosim nga Odegaard nga zhvillimet e një këndoreje, bëri që Merino të devijonte bukur me kokë dhe ta dërgonte sferën në rrjetë. Me këtë sukses djemtë e Mikel Artetas ngjiten në kuotën e 58 pikëve për vendin e dytë.
Në "Craven Cottage" në Londër, Fulhami vendas fitoi 2-0 kundër Tottenham. Një sezon i dështuar për Spurs që shohin humbjen e 15-të këtë sezon. Rodrigo Muniz në minutën e 78-të dhe Sessegnon (88') ishin autorët e golave për ekipin e Marco Silvas. Fulham me këtë sukses është vetëm katër pikë pas vendit të katërt që mbahet nga Chelsea.

VIDEO/ Arsenali fiton kundër Chelsea, Merino vendos derbin e Londrës
Në "Emirates" Arsenali dhe Chelsea prodhuan një ndeshje me ritëm të lartë, raste, por vetëm një gol. Në fund ishin 'Topçinjtë' që fituan 1-0 kundër Chelsea falë golit të Mikel Merino në minutën e 20-të. Një krosim nga Odegaard nga zhvillimet e një këndoreje, bëri që Merino të devijonte bukur me kokë dhe ta dërgonte sferën në rrjetë. Me këtë sukses djemtë e Mikel Artetas ngjiten në kuotën e 58 pikëve për vendin e dytë, 12 pikë pas Liverpoolit kryesues që ka një ndeshje më pak. Chelsea me 49 pikë qëndron në pozitën e katërt.