Liam Rosenior është emri më i përfolur dhe kandidat kryesor për të marrë detyrën si trajner i Chelsea-t, pasi klubi londinez vendosi të shkarkonte Enzo Maresca-n në ditën e parë të 2026.
Mediat në Angri shkruajnë se Rosenior është emri i përzgjedhur nga drejtuesit e Chelsea-s. Ai aktualisht drejton Strasbourg në Francë dhe ka bërë një sezon pozitiv, por ka një karrierë e cila nuk entuziazmon shumë, pasi më herët ka qenë trajner në kategoritë e ulta të Anglisë.
Për këtë arsye shumë tifozë të Chelsea-s kanë dalë kundër emërimit të 41-vjeçarit, ndërsa më herët u përfolën edhe emra si Jurgen Kloop, Zidane dhe Mourinho. Megjithatë për momentin hipoteza e emërimit të një trajneri me emër është rrëzuar kategorikisht.
Komente







