GOLAT/ Interi e mbyll grupin e Champions në vendin e dytë, Napoli kalon në 1/8! Man. United jashtë Evropës, Copenhagen surprizon Galatasaray

Champions League është në raundin e gjashtë dhe të fundit në grupe. Këtë të martë u luajtën tetë ndeshje në katër grupe. Me fillim nga ora 18:45 u mbyllën llogaritë e grupit B, me Arsenalin dhe PSV që kalojnë në 1/8, teksa Lens lë Sevillan jashtë Europës. Në 21:00 surpriza më e madhe ishte eliminimi dhe qëndrimi jashtë Evropës i Man. United.

Nga grupi A më tej kalojnë Bayern Munich dhe Copenhagen, teksa Galatasaray si i treti merr pjesë në play-off e Europa League. Nga grupi B, Arsenal dhe PSV kalojnë në 1/8 e Champions dhe Lens në EL. Në grupin C një biletë më tej e mori edhe Napoli, që u rendit pas Real Madrid. Braga në Europa League. Grupi D pa të parin Sociedadin, që la Interin në vendin e dytë pas barazimit 0-0 në Spanjë. Benfica kalon në play-off e Europa League.

Në "Bollaert-Delelis" në Francë, Lens fitoi 2-1 me Sevillan për ndeshjen e fundit në grupet e Champions, duke marrë të drejtën e play-off të Europa League dhe lënë spanjollët edhe jashtë kompeticionit të tyre të preferuar. Gjithçka në Francë u vendos në pjesën e dytë. Vendasit e Haise kaluan në epërsi në të 63 minutë me golin e Frankuoski nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe Sevilla u përgjigj me Sergio Ramas që barazoi me shansin e dytë nga penalltia, pasi në të parën u ndal nga Samba, por gjuajtja u përsërit pasi portieri vendas ishte jashtë vijës. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, goli i Fulginit në shtesën e gjashtë i dha tri pikë Lensit, që i shkaktoi humbjen e katërt radhazi Sevillas dhe e la në fundin e grupit me dy pikë duke e nxjerrë jashtë Europës.

PSV dhe Arsenal barazuan 1-1 në "Philips Stadium" në Eindhoven. Me të dyja skuadrat të kualifikuara për në 1/8 e Champions League, ndeshja u luajt e shpenguar në Holandë. Të parët në avantazh kaluan miqtë nga Londra me Nketiah në minutën e 42-të, duke e mbyllur në avantazh fraksionin e parë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Vertessen në minutën e 50-të. Arsenal me 13 pikë e mbyll grupin B në vendin e parë, duke lënë pas PSV me nëntë.

Vijon drama e Manchester United. "Djajtë e Kuq" janë mundur 0-1 nga Bayern Munich në "Teatrin e Ëndrrave". Në Angli, vendimtar ishte goli i Coman në minutën e 71, për të vijuar edhe më tej krizën e Man. United që mbeten jashtë Europës. Në grupin A të Championsit, Bayern Munich me 16 pikë mban vendin e parë, Copenhagen me tetë pikë kualifikohet në 1/8 si e dyta në grup, ndërsa Galatasaray shkon në play-off e Europa League. United me vetëm katër pikë del jashtë Europës.

Champions League, raundi 6 në grupe - e martë:

Grupi A - 21:00

Copenhagen 1-0 Galatasaray (Lerager 58')

Manchester United 0-1 Bayern Munich (Coman 71')

Grupi B - 18:45

Lens 2-1 Sevilla (Frankuoski 63' (p), Fulgini 90+6' / S. Ramos 79' (p))

PSV 1-1 Arsenal (Vertessen 50' / Nketiah 42')

Grupi C - 21:00

Napoli 2-0 Braga (Saatci 9' (out), Osimhen 33')

Union Berlin 2-3 Real Madrid (Volland 45+1', Krah 86' / Joselu 61, 72', Ceballos 89')

Grupi D - 21:00

Salzburg 1-3 Benfica (Susic 57' / Di Maria 32', Rafa Silva 45+1', Cabral 90+3')

Inter 0-0 Real Sociedad

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
VIDEO/ Bayer Munich dërgon në 'Djall' Man. United, i eliminon nga CHL dhe i lë jashtë Evropës! Galatasaray në EL


Vijon drama e Manchester United. "Djajtë e Kuq" janë mundur 0-1 nga Bayern Munich në "Teatrin e Ëndrrave". Në Angli, vendimtar ishte goli i Coman në minutën e 71, për të vijuar edhe më tej krizën e Man. United që mbeten jashtë Europës. Në grupin A të Championsit, Bayern Munich me 16 pikë mban vendin e parë, Copenhagen me tetë pikë kualifikohet në 1/8 si e dyta në grup, ndërsa Galatasaray shkon në play-off e Europa League. United me vetëm katër pikë del jashtë Europës.

Ora 22:15
VIDEO/ Angel Di Maria shënon direkt nga këndorja, në Champions s'ndodhte që prej 2001

Angel Di Maria kaloi në avantazh Benficën në Austri kundër Salzburg, me sfidën që vlen për grupin D në grupet e Champions League. Duhej minuta e 32-të që argjentinasi të shënonte direkt nga këndorja. Futbollisti i fundit që kishte shënuar një gol direkt nga goditja e këndit në Champions ishte sulmuesi i Lazios Klaudio Lopez, kundër Anderlecht në “Olimpico”, më 6 mars të 2001.

Ora 21:17
Sevilla jashtë Europës, Sergio Ramos shënon me 'panenka' dhe vendos rekord në Champions League (VIDEO)

Sevilla humbi 1-2 me Lensin në Francë për raundin e gjashtë në grupin B të Champions League dhe si e fundit në renditje mbetet jashtë Europës. Golin e vetëm për spanjollët e shënoi Sergio Ramos, që vendos rekord me 17 gola për një mbrojtës në këtë kompeticion. Në moshën 37-vjeçare, Ramos shënoi me "panenka" nga penalltia, duke shënuar kështu emrin në listën e rekordeve si mbrojtësi me më shumë gola.

Ora 21:03
VIDEO/ PSV shumë e fortë në shtëpi, Arsenali barazon 1-1

arsenal 2.jpg" style="height:520px; width:780px" />
PSV dhe Arsenal barazuan 1-1 në "Philips Stadium" në Eindhoven. Me të dyja skuadrat të kualifikuara për në 1/8 e Champions League, ndeshja u luajt e shpenguar në Holandë. Të parët në avantazh kaluan miqtë nga Londra me Nketiah në minutën e 42-të, duke e mbyllur në avantazh fraksionin e parë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Vertessen në minutën e 50-të. Arsenal me 13 pikë e mbyll grupin B në vendin e parë, duke lënë pas PSV me nëntë.

 

 

Ora 21:01
VIDEO/ Sevilla bie në Francë, Lens e mund 2-1 dhe e turpëron në Champions

sevilla.jpg" style="height:433px; width:780px" />
Në "Bollaert-Delelis" në Francë, Lens fitoi 2-1 me Sevillan për ndeshjen e fundit në grupet e Champions, duke marrë të drejtën e play-off të Europa League dhe lënë spanjollët edhe jashtë kompeticionit të tyre të preferuar. Gjithçka në Francë u vendos në pjesën e dytë. Vendasit e Haise kaluan në epërsi në të 63 minutë me golin e Frankuoski nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe Sevilla u përgjigj me Sergio Ramas që barazoi me shansin e dytë nga penalltia, pasi në të parën u ndal nga Samba, por gjuajtja u përsërit pasi portieri vendas ishte jashtë vijës. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, goli i Fulginit në shtesën e gjashtë i dha tri pikë Lensit, që i shkaktoi humbjen e katërt radhazi Sevillas dhe e la në fundin e grupit me dy pikë duke e nxjerrë jashtë Europës.

 

 

 

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja