VIDEO/ Sevilla bie në Francë, Lens e mund 2-1 dhe e turpëron në Champions

VIDEO/ Sevilla bie në Francë, Lens e mund 2-1 dhe e turpëron në Champions

Lens 2-1 Sevilla

sevilla.jpg" style="height:433px; width:780px" />
Në "Bollaert-Delelis" në Francë, Lens fitoi 2-1 me Sevillan për ndeshjen e fundit në grupet e Champions, duke marrë të drejtën e play-off të Europa League dhe lënë spanjollët edhe jashtë kompeticionit të tyre të preferuar. Gjithçka në Francë u vendos në pjesën e dytë. Vendasit e Haise kaluan në epërsi në të 63 minutë me golin e Frankuoski nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe Sevilla u përgjigj me Sergio Ramas që barazoi me shansin e dytë nga penalltia, pasi në të parën u ndal nga Samba, por gjuajtja u përsërit pasi portieri vendas ishte jashtë vijës. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, goli i Fulginit në shtesën e gjashtë i dha tri pikë Lensit, që i shkaktoi humbjen e katërt radhazi Sevillas dhe e la në fundin e grupit me dy pikë duke e nxjerrë jashtë Europës.

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi e mbyll grupin e Champions në vendin e dytë, Napoli kalon në 1/8! Man. United jashtë Evropës, Copenhagen surprizon Galatasaray


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?