Kompeticioni më i vlefshëm në botë, Champions League vijon këtë të mërkurë me ndeshjet e para në grupe. Me fillim nga 18:45, Real Madrid fitoi 1-0 kundër Union Berlin në "Bernabeu", me një gol nga Bellingham në sekondat e fundit. Galatasaray dhe Copenhagen barazuan 2-2 në një ndeshje dramatike në Stamboll. Në 21:00, fitore shënuan Arsenali 4-0 kundër PSV-së, Bayern Munich 4-3 Man. United, Braga 1-2 Napoli, teksa Real Sociedad barazoi 1-1 me Interin.
Në "Santiago Bernabeu", Real Madridi fitoi 1-0 kundër Union Berlin për raundin e parë në grupin C të Champions League. Djemtë e Ancelottit shënuan vetëm në fundin e ndeshjes, me autor "mister 100-milionëshin Jude Bellingham". 14 herë kampionët e ketij kompeticioni dominuan ndeshjen, ndërsa miqtë mund të dilnin me pikë në debutimin e tyre në Ligën e Kampioneve, nëse do ishin më të përqëndruar. Real dominoi takimin dhe goditi tetë herë portën, ndërsa një herë u ndal nga shtylla. Duhej minuta e katërt shtesë e ndeshjes (90+4) që Bellingham të gjente rrjetën për t'i dhënë tri pikë të tijve në një ndeshje të vështirë.
Në "Rams Park" në Stamboll, Galatasaray dhe Copenhagen barazuan 2-2 në një ndeshje të çmendur. Dueli i grupit A të Champions League ishte dramatik, me vendasit që barazuan në fundin e lojës. Miqtë nga Danimarka shënuan dy herë, me Elyounussi në minutën e 35-të dhe Goncalves në të 58 minutë. Do duhej Boey në të 86 dhe Tete në të 88 që turqit të dilnin me një pikë nga stadiumi i tyre.
Në "Emirates", Arsenali fitoi 4-0 kundër PSV-së për grupin B në Champions League. Për "Topçinjtë" shënuan Saka (8'), Trossard (20'), Jesus (38'), Odegaard (70'), për të marrë vendin e parë në grup. Djemtë e Artetës dominuan takimin, duke treguar forcën me holandezët.
Bayern Munich fitoi 4-3 kundër Manchester United për grupin A në Ligën e Kampioneve. Sane, Gnabry, Kane me penallti dhe Tel shënuan për vendasit, ndërsa Hojlund dhe Casemiro (2x) për miqtë. Bayern kalon kështu një kundërshtar të vështirë dhe merr tri pikët e para në grup.
Në Spanjë, Real Sociedad dhe Interi barazuan 1-1 për grupin D të Champions League. Ishin baskët që kaluan të parët në avantazh në "San Sebastian" me Mendez pas vetëm katër minutave lojë, pas një gabimi të Bastonit. Më pas Interi barazoi me Lautaro Martinez në minutën e 87. Kujtojmë se për Interin u anullua një gol i Thuram për pozicion jashtë loje. Në fushë 55 minutë te italianët ishte edhe Kristjan Asllani.
Mesfushori i Kombëtares ishte më i miri në fushë gjatë 45 minutave të para, kjo sa i takon kilometrave të bëra. Elbasanasi ka përshkruar 6.29 kilometra në pjesën e parë, duke qenë një "motorr" në mesin e fushës. Veç saj, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të, teksa vlerësohet me notën 6.4 pas pjesës së parë.
Champions League - Rezultatet, e mërkurë:
18:45
Galatasaray 2-2 Copenhagen (Boey 86', Tete 88' / Elyounoussi 35', Goncalves 58')
Real Madrid 1-0 Union Berlin (Jude Bellingham 90+4')
21:00
Arsenal 4-0 PSV (Saka 8', Trossard 20', Jesus 38', Odegard 70')
Bayern Munich 4-3 Manchester United (Sane 28', Gnabry 32', Kane 53', Tel 90+2' / Hojlund 49', Casemiro 88', 90+5')
Benfica 0-2 Salzburg (Simic 15', Gioukh 51')
Braga 1-2 Napoli (Bruma 84' / Di Lorenzo 45+1', Niakate 88' (og))
Real Sociedad 1-1 Inter (Mendez 4' / Martinez 87')
Sevilla 1-1 Lens (Ocampos 9' / Fulgini 24')
Renditja:
Në "Emirates", Arsenali fitoi 4-0 kundër PSV-së për grupin B në Champions League. Për "Topçinjtë" shënuan Saka (8'), Trossard (20'), Jesus (38'), Odegaard (70'), për të marrë vendin e parë në grup. Djemtë e Artetës dominuan takimin, duke treguar forcën me holandezët.
Bayern Munich fitoi 4-3 kundër Manchester United për grupin A në Ligën e Kampioneve. Sane, Gnabry, Kane me penallti dhe Tel shënuan për vendasit, ndërsa Hojlund dhe Casemiro (2x) për miqtë. Bayern kalon kështu një kundërshtar të vështirë dhe merr tri pikët e para në grup.
Në Spanjë, Real Sociedad dhe Interi barazuan 1-1 për grupin D të Champions League. Ishin baskët që kaluan të parët në avantazh në "San Sebastian" me Mendez pas vetëm katër minutave lojë, pas një gabimi të Bastonit. Më pas Interi barazoi me Lautaro Martinez në minutën e 87. Kujtojmë se për Interin u anullua një gol i Thuram për pozicion jashtë loje. Në fushë 55 minutë te italianët ishte edhe Kristjan Asllani.
Mesfushori i Kombëtares ishte më i miri në fushë gjatë 45 minutave të para, kjo sa i takon kilometrave të bëra. Elbasanasi ka përshkruar 6.29 kilometra në pjesën e parë, duke qenë një "motorr" në mesin e fushës. Veç saj, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të, teksa vlerësohet me notën 6.4 pas pjesës së parë.
SPANJË - Interi po humbet 1-0 në pjesën e parë kundër Real Sociedad në "San Sebastian". Baskët përfituan nga një gabim i Basonit, duke shënuar me Mendez pas vetëm katër minutave lojë në ndeshjen e grupit D në Champions League. Për Interin nga minuta e parë e nisi edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares ishte më i miri në fushë gjatë 45 minutave të para, kjo sa i takon kilometrave të bëra. Elbasanasi ka përshkruar 6.29 kilometra në pjesën e parë, duke qenë një "motorr" në mesin e fushës. Veç saj, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të, teksa vlerësohet me notën 6.4 pas pjesës së parë.
Kilometrat e përshkuara pas pjesës së parë
Braga dhe Napoli po luajnë në Portugali për grupin C të Champions League. Amir Rrahmani u rikthye nga lëndimi dhe e ka nisur titullar ndeshjen me Napolin. Mbrojtësi shqiptar nuk ia ka dalë, pasi vetëm pas 13 minutave lojë ka pësuar një tjetër lëndim. Kapiteni i Kosovës është zëvendësuar nga trajneri Eric Garcia që në vendin e tij ka futur norvegjezin Ostigard. Do jenë kontrollet mjekësore që do vlerësojnë shkallën e lëndimit.