Në "Santiago Bernabeu", Real Madridi fitoi 1-0 kundër Union Berlin për raundin e parë në grupin C të Champions League. Djemtë e Ancelottit shënuan vetëm në fundin e ndeshjes, me autor "mister 100-milionëshin Jude Bellingham". 14 herë kampionët e ketij kompeticioni dominuan ndeshjen, ndërsa miqtë mund të dilnin me pikë në debutimin e tyre në Ligën e Kampioneve, nëse do ishin më të përqëndruar. Real dominoi takimin dhe goditi tetë herë portën, ndërsa një herë u ndal nga shtylla. Duhej minuta e katërt shtesë e ndeshjes (90+4) që Bellingham të gjente rrjetën për t'i dhënë tri pikë të tijve në një ndeshje të vështirë.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?