GOLAT/ Real Madrid humb shansin e shkëputjes, Vallecano e Balliut e ndal 1-1! Myrto Uzuni shënon golin e 7-të në La Liga, Muriqi titullar në humbjen e Mallorcas

GOLAT/ Real Madrid humb shansin e shkëputjes, Vallecano e Balliut e ndal 1-1! Myrto Uzuni shënon golin e 7-të në La Liga, Muriqi titullar në humbjen e Mallorcas

Vinicius në duel me Balliun

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 25-të. Kjo e dielë sportive ka nisur me surpriza, teksa Rayo Vallecano e Ivan Balliut ka ndalur në barazimin 1-1 Realin e Madridit, duke hapur garën për trofeun. Myrto Uzuni, sulmuesi i Granadas dhe i Kombëtares shënoi golin e shtatë sezonal në barazimin 1-1 mes Granadas dhe Almerias. Vedat Muriqi luajti titullar te Mallorca, në humbjen 1-2 me Sociedad. 

Në "Futbol de Vallecas", Rayo Vallecano e Ivan Balliut barazoi 1-1 me Real Madridin, duke bërë që "Galaktikët" mos shkëputen në renditja dhe gara për titullin e kampionit të jetë më e zjarrtë në elitën e Spanjës. Miqve të Ancelottit iu deshën vetëm 180 sekonda për golin e parë, me Joselu që shënoi shpejt. De Tomas barazoi nga penalltia në të 27 minutë dhe paçka rasteve skuadrat ndanë nga një pikë. Real Madrid e mbylli këtë ndeshje me dhjetë vetë, kjo pas daljes me karton të kuq të Carvajal në fundin e duelit.Titullar në këtë sfidë Ivan Balliu, me mbrojtësin e Kombëtares që bëri një paraqitje të mirë duke u ndëshkuar me karton të verdhë në të 45+4 minutë. Me 62 pikë Real Madrid është në krye të renditjes, gjashtë pikë më shumë se Girona (një ndeshje më pak) ndjekëse. Vallecano me 25 pikë rikthehet te barazimi pas tre humbjeve dhe qëndron në vendin e 14-të.

Myrto Uzuni ka shënuar golin e shtatë në La Liga për këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares barazoi ndeshjen për Granadan në minutën e 75, me vendasit që po humbisnin 0-1 nga Almeria. Pas pasimit nga Gumbau, Uzuni u tregua i saktë përballë portierit duke bërë që të tijtë të barazonin 1-1 për raundin e 25-të në La Ligan spanjolle.

La Liga, raundi 25:

E dielë

14:00 Rayo Vallecano 1-1 Real Madrid

16:15 Granada 1-1 Almeria (Uzuni 75' / Pubill 9')

18:30 Mallorca 1-2 Real Sociedad

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e 7-të në La Liga

1708275893_1706985042myrtouzuni.jpg

Myrto Uzuni ka shënuar golin e shtatë në La Liga për këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares barazoi ndeshjen për Granadan në minutën e 75, me vendasit që po humbisnin 0-1 nga Almeria. Pas pasimit nga Gumbau, Uzuni u tregua i saktë përballë portierit duke bërë që të tijtë të barazonin 1-1 për raundin e 25-të në La Ligan spanjolle.

Ora 16:16
VIDEO/ Real Madrid ngec 1-1 në derbin e vogël të kryeqytetit, skuqet Carvajal! Ivan Balliu luan titullar

Në "Futbol de Vallecas", Rayo Vallecano e Ivan Balliut barazoi 1-1 me Real Madridin, duke bërë që "Galaktikët" mos shkëputen në renditja dhe gara për titullin e kampionit të jetë më e zjarrtë në elitën e Spanjës. Miqve të Ancelottit iu deshën vetëm 180 sekonda për golin e parë, me Joselu që shënoi shpejt. De Tomas barazoi nga penalltia në të 27 minutë dhe paçka rasteve skuadrat ndanë nga një pikë. Real Madrid e mbylli këtë ndeshje me dhjetë vetë, kjo pas daljes me karton të kuq të Carvajal në fundin e duelit.

Titullar në këtë sfidë Ivan Balliu, me mbrojtësin e Kombëtares që bëri një paraqitje të mirë duke u ndëshkuar me karton të verdhë në të 45+4 minutë. Me 62 pikë Real Madrid është në krye të renditjes, gjashtë pikë më shumë se Girona (një ndeshje më pak) ndjekëse. Vallecano me 25 pikë rikthehet te barazimi pas tre humbjeve dhe qëndron në vendin e 14-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim