La Liga e futbollit në Spanjë luajti raundin e 20-të. Këtë të diel Real Madrid përfitoi nga humbja e Atleticos dhe pas fitores 4-1 në "Bernabeu" merr kreun e renditjes. Tri pikë edhe për Athletic Bilbao.
Në "Bernabeu" Real Madrid nuk zhgënjeu dhe fitoi 4-1 kundër Las Palmas. Paçka se "Galaktikët" e nisën ndeshjen keq duke pësuar një gol nga Silva pas vetëm disa sekondave lojë, ishte Mbappe nga penalltia që vendosi ekuilibrat në të 18 minutë. Më pas Diaz dhe sërish Mbappe e dërguan rezultatin në 3-1 brenda pjesës së parë. Në të dytën Rodrygo shënoi edhe golin e katërt, teksa për Real u anuluan dy gola për pozicion jashtë loje. Kështu, me 46 pikë pas javës së 20-të, Real Madrid merr kreun e renditjes duke lënë Atl. Madrid pas me dy pikë. Barcelona me 39 pikë ndodhet në pozitën e tretë.
Në Vigo, vendasit e Celtas nuk ia dolën të merrnin pikë pasi u mposhtën 1-2 nga Athletic Bilbao. Berenguer dhe Vivian shënuan për baskët, ndërsa shkurtoi Alvarez.
VIDEO/ Real Madrid kryesues me përmbysje, fiton 4-1 kundër Las Palmas! Mbappe 'dopio'