Serie A e futbollit në Itali nisi të shtunën me raundin e 16-të. Në 'Olimpico' të Romës, vendasit e Lazios u ndalën në barazimin 0-0 nga Cremonese, ndërkohë që Juventusi fitoi 2-1 kundër Romës.

Në Torino, 'Zonja e Vjetër' bëri detyrën dhe mposhti Romën në një ndeshje me shumë emocione. Juvja kaloi në epërsi vetëm në minutën e parafundit të pjesës së parë me Conceiçaon. Portugezi mori një pasim nga Cambiaso dhe e ndali sferën në rrjetë.

Të besuarit e Spallettit shënuan edhe golin e dytë dhe të qetësisë me Lois Openda në minutën e 70-të, para se Baldanzi të rihapte garën 15 minuta nga fundi, por bardhezinjtë ditën të mbronin fitoren. Diçka më shumë se 30 minuta në fushë luajti edhe Edon Zhegrova që zuri vendin e të dëmtuarit Conceiçao.

Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Juventusi me 29 pikë mban vendin e pestë, katër pikë pas kryesuesve të Interit (një ndeshje më pak). Ndërkohë Roma me 30 pikë mbetet në vendin e katërt.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?