Al Nassr fitoi 1-3 kundër Al Raed për javën e gjashtë në ligën elitare të futbollit në Arabinë Saudite. Ndeshja foli për miqtë e drejtuar nga Luis Castro, teksa Mane shënoi në fundin e pjesës së parë, duke i dërguar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazh, edhe pse minimal.
Pjesa e dytë nisi mirë për Al Nassr, që gjeti golin me Talisca në të 49 minutë. Ishte Cristiano Ronaldo që në të 78 minutë do mbyllte llogaritë e duelit, me golin e tretë. Megjithatë, vendasit shënuan me Fouzair në të 89 minutë, me golin që shërbeu sa për statistika.
Me këtë fitore, Al Nassr shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë, katër pikë më pak se Al Hilal kryesues. Në pesë ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Ronaldo me Al Nassr ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar katër asistime.