Premier League e futbollit në Angli është në javën e 36-të. Në Londër, Brentford fitoi 2-0 me West Ham-in, ndërsa Manchester City fitoi 0-3 në transfertë me Evertonin. Në 17:30 Arsenali humbi 0-3 me Brighton.
Në "Goodison Park" në Liverpool, Evertoni vendas humbi 0-3 me Manchester City-n për javën e 36-të në Premier League. "Qytetarët" mbajnë vendin e parë dhe shijojnë suksesin e 11-të radhazi në kampionat. Dueli u hap në mnutën e 37-të nga Gundogan, me kapitenin që shënoi një gol për kornizë. Në të 39 minutë ishte Haaland që dërgoi shifrat në 2-0 pas asistit të Gundogan. Turko-gjermani do shkëlqente këtë ndeshje, duke shënuar dopietën personale në minutën e 51, me City-n që pas kësaj jave ka 85 pikë, katër më shumë se Arsenali, me djemtë e Guardiolës që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Arsenali humbi 0-3 me Brighton për javën e 36-të në Premier League. Me këtë humbje në "Emirates", djemtë e Artetas "lajnë duart" nga titulli kampion i këtij sezoni, duke mbetur pas Manchester City-t. Miqtë e De Zerbit kaluan në avantazh pas 51 minutash lojë me Encisco, teksa në të 86 minutë pas një gabimi nga vendasit, Undav shënoi golin e dytë. Në të 90+6', Estupinian dërgoi shifrat në 0-3 duke turpëruar "Topçinjtë". Arsenali me 81 pikë mbetet në vendin e dytë, katër pikë pas City-t kryesues, me "Qytetarët" që kanë një ndeshje më pak. Brighton me 58 pikë gjenden në vendin e gjashtë dhe janë me një këmbë në Europë.
Premier League - java 36-të:
Brentford 2-0 West Ham
Everton 0-3 Manchester City
17:30 Arsenal 3-0 Brighton
Renditja: