GOLAT/ 'Topçinjtë nuk shkrepin', Manchester City mund Arsenalin! Rihapet gara për titullin në Premier League

GOLAT/ 'Topçinjtë nuk shkrepin', Manchester City mund Arsenalin! Rihapet gara për titullin në Premier League

Një nga golat e De Bruyne

Manchester City fitoi 4-1 me Arsenalin për javën e 33-të në Premier League. "Qytetarët" shtypën skuadrën e Artetës, duke rihapur garën për titullin kampion në futbollin elitar anglez. Tanimë me dy ndeshje më pak, City ka dy pikë më pak se Arsenali kryesues. Për ndeshjen e katërt radhazi, Arsenali nuk di të fitojë, duke lënë pikë në garën për titullin.

City dominoi ndeshjen duke shënuar që në minutën e shtatë me De Bryune, pas asistit të Haaland. Goli i dytë i ndeshjes u shënua nga Stones në të 45+1 minutë. Edhe pjesa e dytë u luajt me ritëm të njëjtë, teksa De Bryune me dopietë dërgoi shifrat në 3-0. Në fund Holding shënoi golin e flamurit te Arsenali, teksa kishte vend edhe për Haaland që rezultati final të shkonte në 4-1.

Tanimë Arsenali me 75 pikë mban kreun, teksa Manchester City renditet në vendin e dytë (73), duke pasur dy ndeshje më pak. Duket se forma e mirë e "Qytetarëve" do ndryshojë renditjen e Premier League në pak javë.

Në ndeshjet e tjera të javës së 33-të, Nottingham fitoi 3-1 me Brighton, Chelsea mori humbjen e pestë me Lampard në stol, duke u mundur 0-2 në Londër nga Brentford. Liverpooli përmbysi West Hamin duke fituar 1-2.

S.DH/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon