Torino dhe Venezia barazuan 1-1 për raundin e 35-të në Serie A, me miqtë që mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe rrezikojnë që sezonin e ri të luajnë një  kategori më poshtë.

Sfida nisi mirë për Venezian që shënoi pas vetëm pesë minutave lojë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Zerbin. Megjithëse iu anulua një gol, Venezia tregoi se në Torino nuk ishte për turizëm dhe këtë herë goli i Perez në minutën e 36-të ishte i rregullt.

Vendasit reaguan në fraksionin e dytë dhe në minutën e 77-të kapiteni Nikola Vlasic u tregua i saktë nga penalltia, duke barazuar 1-1 dhe duke bërë që dy skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Me 44 pikë Torino ngjitet në pozitën e dhjetë të Serie A, ndërsa Venezia me vetëm 26 pikë mbetet në pozitën e 18-të dhe rrezikon të parakalohet nga Empoli që ka një ndeshje më pak (të diel kundër Lazios).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?