Chelsea fitoi 2-0 kundër Tottenham në derbin e Londrës, me sfidën që vlente për raundin e 26-të në Premier League dhe ishte e prapambetur. Spurs janë në rënie të lirë dhe kanë tre humbje radhazi në kampionat, teksa rrezikojnë Europa League katër javë nga fundi i sezonit.
Në "Stamford Bridge" ndeshje nisi mirë për djemtë e Pochettinos, me Chalobah që shënoi golin e parë në minutën e 24, kjo pas asistit të Gallagher. Megjithë zëvendësimet, Spurs nuk ia doli të barazonte dhe e pësoi sërish, këtë herë nga Jackson në minutën e 72.
Me 51 pikë, Chelsea mban vendin e tetë dhe është vetëm tri pikë larg zonës evropaine që mbahet nga Man. United, kur duhen katër javë nga fundi i sezonit.
Në anën tjetër Tottenham me 60 pikë ndodhet në pozitën e pestë dhe pas 34 javëve rrezikon që me formën aktuale të mbetet jashtë Evropës.