GOLAT/ Tottenham 'shpërfytyron' Manchester United, e mposht 0-3 në 'Old Trafford'

GOLAT/ Tottenham 'shpërfytyron' Manchester United, e mposht 0-3 në 'Old Trafford'

Tottenham feston tri pikët

Manchester United ka pësuar humbjen e tretë në gjashtë javët e para të sezonit të ri në Premier League. "Djajtë e Kuq" u mposhtën 0-3 nga Tottenhami në 'Old Trafford', me ndeshjen që rrjedhën e historisë e shkroi që në minutën e tretë.

Ishte Johnson që shënoi golin e parë pas pasimit të van de Ven. Ndeshja më pas u karakterizua nga një lojë e fortë në mesin e fushës, me Spurs që dominoi përballjen. Minuta e 42-të solli edhe largimin e Bruno Fernades me karton të kuq. Ky ishte përjashtimi i parë për portugezin pas 242 ndeshjeve me United.

Edhe pjesa e dytë kishte të njëjtën 'melodi', me Kulusevskin që shënoi golin e dytë për Spurs pas vetëm dy minutave lojë. United më pas kërkoi të rihapte sfidën, por Solanke në të 77 minutë "vulosi" duelin. Rezultati mund të ishte më i thellë nëse Onana nuk do ndalte edhe disa raste të pastra për Spurs.

Në vitin e tretë të ten Hag në stolin e United, Manchester duket i pafuqishëm për të rivalizuar emrat e mëdhenj të Premier League. Holandezi rrezikon shkarkimin nga United.

Më herët këtë të diel Ipsuich dhe Aston Villa barazuan 2-2.

GOLAT E MANCHESTER UNITED 0-3 TOTTENHAM (KLIKO)

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave