GOLAT/ Vedat Muriqi njeriu i ndeshjes me gol dhe asist, Mallorca ndal Barcelonën! Sevilla 'shuplakë' Almerias

La Liga në Spanjë është në javën e shtatë. Të martën u zhvilluan dy takimet e para të këtij raundi, me Mallorcën që barazoi 2-2 kundër Barcelonës në ishull. Në ndeshjen tjetër, Sevilla fitoi 5-1 me Almerian, duke rikthyer andaluzianët te tri pikët.

Në stadiumin "Ramon Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 5-1 me Almerian për raundin e shtatë në La Liga. Vendasit shënuan tre herë në pjesën e parë me En Nesyri, Lukabakio dhe Suso, nërsa në të dytën Lamela dhe Salas dërguan në pesë numrin e golave për vendasit. Suarez shkurtoi te Almeria për rezultatin 5-1. Me shtatë pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Sevilla mban vendin e 11-të, ndërsa Almeria me vetëm dy pikë pas shtatë ndeshjeve pozicionohet e fundit.

Në "Mallorca Son Moix", vendasit e Mallorcas barazuan 2-2 kundër Barcelonës për raundin e shtatë në La Liga. Heroi i takimit ishte Vedat Muriqi, me shqiptarin që u shpall njeriu i ndeshjes pas golit dhe asistit te vendasit. Në ishull, "Pirati" zhbllokoi ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë, teksa rezultati u barazua nga Raphinha në të 41 minutë. Kur u duk se pjesa e parë do mbyllej në barazim, ishte Prats që shfrytëzoi asistin e Muriqit për të shënuar golin e dytë. Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll 2-1, me Muriqin që e dërgon në tre numrin e golave sezonalë në kampionatin spanjoll. Në pjesën e dytë ishte Fermin Marin Lopez që vendosi ekuilibrat për Barçën, me rezultatin final që doli 2-2. Barcelona me 17 pikë vijon të jetë në krye të La Ligas, teksa ka një pikë dhe një ndeshje më shumë se Girona e vendit të dytë.

La Liga - java 7:

Sevilla 5-1 Almeria

Mallorca 2-2 Barcelona

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Muriqi i prishi punë, Xavi: Gabime foshnjarake, Barça humbi dy pikë

Mallorca dhe Barcelona barazuan 2-2 për javën e shtatë në La Liga. Për trajnerin e Barçës, të tijtë kanë bërë gabime foshnjarake dhe kanë lënë dy pikë në "Palma de Mallorca". Njeriu i ndeshjes ishte Vedat Muriqi, që për vendasit shënoi golin e parë dhe asistoi te i dyti.

“Mendoj se problemi ka qenë se na kanë kaluar në epërsi për shkak të një gabimi nga ana jonë. Pastaj kur ishim në maksimumin tonë, na erdhi një goditje tjetër, një gabim tjetër në mbrojtje. Janë gabime që nuk duhet të ndodhin dhe aq më tepër në ndeshje të këtij lloji, të ashpër dhe intensive. Ne kishim raste të qarta, por gabuam shumë. Në fund morëm një barazim që nuk na mjafton. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje me ato gabime foshnjarake. Kemi lënë dy pikë që do ndikojnë", tha Xavi mes të tjerash.

Ora 09:39
Sevilla rikthehet te fitorja, i shënon pesë herë Almerias (VIDEO)

Në stadiumin "Ramon Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 5-1 me Almerian për raundin e shtatë në La Liga. Vendasit shënuan tre herë në pjesën e parë me En Nesyri, Lukabakio dhe Suso, nërsa në të dytën Lamela dhe Salas dërguan në pesë numrin e golave për vendasit. Suarez shkurtoi te Almeria për rezultatin 5-1. Me shtatë pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Sevilla mban vendin e 11-të, ndërsa Almeria me vetëm dy pikë pas shtatë ndeshjeve pozicionohet e fundit.

 

Ora 09:38
VIDEO/ 'Pirati' i Mallorcas quhet Muriqi, shqiptari ndal Barcelonën me gol dhe asist

Në "Mallorca Son Moix", vendasit e Mallorcas barazuan 2-2 kundër Barcelonës për raundin e shtatë në La Liga. Heroi i takimit ishte Vedat Muriqi, me shqiptarin që u shpall njeriu i ndeshjes pas golit dhe asistit te vendasit. Në ishull, "Pirati" zhbllokoi ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë, teksa rezultati u barazua nga Raphinha në të 41 minutë. Kur u duk se pjesa e parë do mbyllej në barazim, ishte Prats që shfrytëzoi asistin e Muriqit për të shënuar golin e dytë. Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll 2-1, me Muriqin që e dërgon në tre numrin e golave sezonalë në kampionatin spanjoll. Në pjesën e dytë ishte Fermin Marin Lopez që vendosi ekuilibrat për Barçën, me rezultatin final që doli 2-2. Barcelona me 17 pikë vijon të jetë në krye të La Ligas, teksa ka një pikë dhe një ndeshje më shumë se Girona e vendit të dytë.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat

Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat