GOLAT/ Vedat Muriqi nuk mjafton, Barcelona mposht 1-5 Mallorcan dhe bën autokritikë

GOLAT/ Vedat Muriqi nuk mjafton, Barcelona mposht 1-5 Mallorcan dhe bën autokritikë

Raphinha feston suksesin

Barcelona është rikthyer te tri pikët pas tre ndeshjeve që nuk fitonte. Për javën e 19-të të La Ligas, Barcelona mposhti 1-5 Mallorcan, teksa te vendasit golin e vetëm e shënoi Vedat Muriqi, i rikthyer nga pezullimi.

Kjo ndeshje është në kalendar për javën e 19-të, planifikuar për muajin janar 2025, por skuadra katalanase do të luajnë në Superkupën e Spanjës në Arabi dhe për këtë arsye  zhvilluan ndeshjen në një datë të lirë.

Miqtë e Flick e nisën mirë ndeshjen duke shënuar pas 12 minutave lojë me Ferran Torres. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 43, Vedat Muriqi barazoi shifrat për 1-1.

Pushimi mes pjesëve i bëri mirë Barçës që shënoi në pjesën e dytë me Raphinhan dy herë, de Jong dhe Pau Victor. Me 37 pikë Barcelona qëndron në krye me 37 pikë, katër pikë para Real Madrid, ndërsa madrilenët kanë dy ndeshje më pak.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin