Golden Globes 2023/ Filmi 'Banshees of Inisherin' merr tre çmime, aktori më i mirë: Nuk e prisja që të kisha këtë audiencë
Filmi ‘Banshees of Inisherin’ ka fituar tre çmime të mëdha në ceremoninë e ‘Golden Globes’ në Los Angeles. Çmimet që mori ishin filmi më i mirë muzikor ose komedi, skenari më i mirë, si dhe aktori më i mirë i komedisë për aktorin irlandez Colin Farrell.
Redaksia 11 Janar 2023, 08:07 | Përditesimi: 11 Janar 2023, 16:15
Me skenografi perfekte, mijëra të ftuar, veshje nga stilistët më në zë dhe humor nga personazhet më të famshëm të Hollywoodit u organizua ndarja e çmimeve “Golden Globes”.
Çmimi i madh shkoi për filmin gjysmë-autobiografik të Steven Spielberg "The Fabelmans". Filmi dokumenton jetën e një familjeje hebreje, bazuar në familjen e Spielberg dhe fillimin e dashurisë së tij për të bërë filma. Spielberg kujtoi pak fillimin e karrierës së tij në fjalimin e tij.
“The Banshees of Inisherin” fitoi çmimin për filmin më të mirë muzikal apo komedi. Ky ishte filmi më i nominuar në Golden Globes, me tetë nominime.
Sa i përket serialeve, ishte "House of the Dragon" që mori me vete në shtëpi Golden Globe.
Aktori i dashur për publikun shqiptar, Kevin Costner gjithashtu fitoi çmim për interpretimin më të mirë në "Yellowstone".
Nuk mungoi gjatë mbrëmjes edhe humori i komedianit Eddie Murphy.
Ai bëri një shaka në lidhje me shuplakën e vjetshme në çmimet Osca, ndërsa vetë mori Golden Globes për të arritjet në karrierë.
Për herë të parë në jetë, aktorja Michelle Yeoh u ngjit në skenë për të marrë çmimin e saj si aktorja më e mirë.
Ndërkohë, mbrëmja më e rëndësishme në botë për artin, u përshëndet edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se nuk do të ketë olufrtë të tretë botërore.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:12
VIP-at që shkëlqyen në tapetin e kuq të Golden Globes 2023 (FOTO)
1 / 20
Natasha Lyonne
2 / 20
Margot Robbie
3 / 20
Viola Davis
4 / 20
Anya Taylor-Joy
5 / 20
Jessica Chastain
6 / 20
Ayo Edebiri
7 / 20
Angela Bassett
8 / 20
Julia Gardner
9 / 20
Stephanie Hsu
10 / 20
Salma Hayek
11 / 20
Michelle Yeoh
12 / 20
Letitia Wright
13 / 20
Lily James
14 / 20
Sigourney Weaver
15 / 20
Ana de Armas
16 / 20
Michaela Jaé Rodriguez
17 / 20
Michelle Williams
18 / 20
Elizabeth Debicki
19 / 20
Selena Gomez
20 / 20
Rihanna
Mbrëmjen e ‘Golden Globes 2023’, të gjithë i kishin sytë te VIP-at për veshjet e tyre. Më poshtë mund të shihni cilat janë të veshurat më mirë nga Rihanna që zgjodhi ngjyrën e zezë deri te Letitia Ëright e veshur me Prada.