Përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komision: Kreu i njësisë nr.5 në Tiranë Çim Babasi më dhunoi, ndërhyri që të më përjashtonte

TIRANË- Enkeleda Çela, përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komisionin e votimit, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga kryetari i degës së njësisë numër 5 në Tiranë, Çim Babasi. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Çela tha se ai ka ndërhyrë që të përjashtohej nga Komisioni, vetëm sepse ajo po kryente detyrën e saj.

"Çim Babasi, më goditi, po një person e amortizoi këtë goditje, u mundua që të më kapte, disa skena që nuk dua t'i komentojë, i thashë nuk kam pse të dalë, ndërhyri te komisioni që të më përjashtonte nga procesi. Nuk arrij ta pranoj dhe nuk besoj që ka ndodhur, kisha besim te kjo garë dhe te ky proces", tha Çela.

Si një ndër emrat që ka dhënë shumë për PD-në pa kërkuar që të marrë asgjë në këmbim, Çela ka sqaruar edhe motivet pse në këto zgjedhje ka vendosur që të mbështesë kandidatin Agron Shehaj dhe jo Lulzim Bashën. Madje këtij të fundit ia ka argumentuar arsyet e këtij vendimi në sy.

"E kam bërë me vetëdije të plotë, në takimin që kisha me Bashën, ia shpreha personalisht dhe pse m'u hoq mikrofoni dhe nuk m'u lejua të flas. I thashë "jam e zhgënjyer nga ju" dhe bëra një bashkëbisedim me Bashën. I thashë "e  para nuk doja që ky proces të ishte përshpejtuar, pse u afrua zgjedhja, pse nuk u bë analiza". Unë jam ekonomiste dhe analiza është një proces fondamental. Ai më tha se "do e kemi më vonë", por kjo sipas meje nuk vlen. Nuk duan që të bëjnë analizën se ajo tregon të vërtetën", tha ajo.

Arsyen se përse është zhgënjyer nga Basha, e gjen më së shumti te retorika e tij pas humbjes, që e cilëson shumë fyese për demokratët.

"Si mund të thotë krytari pas humbjes në zgjedhje "që kemi dalë më të fortë", kjo më duket fyese", përfundoi Çela në Report Tv.

Më herët me anë të një statusi, Çela ka theksuar se do i shkojë deri në fund të dhunës ndaj saj, pasi po thotë vetëm të vërtetën.

Postimi i Enkeleda Çelës në Facebook

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020