Goldstein e BB takon Berishën:
Kujdes ekuilibrat makro-ekonomik
Kujdes për ekuilibrat makro-ekonomikë. Ky është mesazhi që Drejtoresha e re e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Znj. Ellen Goldstein, i ka përcjellë kryeministrit Berisha gjatë një takimi.
TIRANE- Kujdes për ekuilibrat makro-ekonomikë. Ky është mesazhi që Drejtoresha e re e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Znj. Ellen Goldstein, i ka përcjellë kryeministrit Berisha gjatë një takimi.
“Ekonomia shqiptare ecën më shpejt dhe më mirë se ekonomitë e tjera, por ajo nuk mund t’i shpëtojë efekteve të kësaj krize të gjatë, ndaj, në këtë kuadër, kujdesi për ekuilibrat makro ekonomik, është gjithmonë i domosdoshëm”- theksohet të ketë thënë znj. Goldstein, sipas njoftimit që ka përcjellë zyra për shtyp e Kryeministrisë.
Gjithnjë sipas këtij njoftimi zyrtar drejtoresha e Bankës Botërore ka deklaruar se ky institucion do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe financojë projekte që konsiderohen prioritare për qeverinë shqiptare dhe ekonominë reale, duke pasur prioritet sektorin e energjisë.
Ndërkaq Kryeministri Berisha theksoi se dialogu me Bankën Botërore ka qenë, është dhe do të jetë i vazhdueshëm, bazuar në marrëdhënie të hapura, në vullnet të mirë dhe besim.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha i prezantoi zonjës Goldstein paketën e reformave të ndërmarra nga qeveria për të ndihmuar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shpejtë të vendit. “Në këto muajt e fundit, theksoi Kryeministri, është përgatitur një paketë tjetër lehtësish për bërjen e biznesit. Për t’iu përgjigjur lehtësive fiskale dhe administrative të ofruara kohët e fundit, qeveria, pas 6 mujorit të parë, do të adaptojë buxhetin, praktikë kjo gjithmonë e suksesshme në këto 8 vite qeverisjeje.”- ka deklaruar Berisha.
Kryeministri Berisha shprehu besimin se, së shpejti, dy projektet madhore, ai i kaskadës së Devollit, të kompanive Statkraft dhe EVN dhe realizmi i projekti TAP, do të kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe në mbështetjen e rritjes ekonomike.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.2%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2940
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë
26 Nëntor, 15:20
-
Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer
26 Nëntor, 15:15
-
SPAK i goditi organizatën kriminale, vëllai i Suel Çelës i arrestuar prej dy muajsh në Belgjikë
26 Nëntor, 15:00
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni
26 Nëntor, 14:49
-
Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi
26 Nëntor, 14:37
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RËNDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03