Një krim i rëndë ka tronditur Golemin pasditën e së dieles, ku burri ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50 në një banesë që çifti kishte marrë për të kaluar pushimet tek kompleksi “Murrizi.
73-vjeçari Veli Dervishi ka goditur me sëpatë në kokë bashkëshorten e tij Shazivare Dervishi, 68 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend, pas një konflikti.
Çifti Dervishi jeton në Tirane dhe ishin me pushime në Golem. Pas vrasjes së gruas i moshuari ka lajmëruar djalin e tij për veprimin e kryer.
73-vjecari ka deklaruar në polici se vrasjen e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër, pas një konflikti të çastit.
Gjatë marrjes në pyetje në polici 73-vjeçari ka deklaruar se e vrau gruan pasi i kërkonte llogari.
"Më acaroi shumë nervat, për këtë arsye e vrava", ka deklaruar i moshuari në polici.
Sipas policisë autori ishte nën efektin e alkoolit gjatë momentit të kryerjes së krimit.
I biri i çiftit ka deklaruar në polici se prindërit e tij kishin konflikte të vazhdueshme për shkak të xhelozisë mes tyre.

(Policia në vendngjarje)
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO