Golem/ Festa e Fundvitit me fëmijët e prekur nga tërmeti, Spiropali: Do jemi gjithmonë bashkë (VIDEO)
Në bashkëbisedim me fëmijët, ministrja Spiropali tha se dhuratat e para janë për bebet nën 1 vjeç. “Kjo është dhurata të cilën do ta hapim me mamin”, iu drejtua ajo një fëmije.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, vizitoi sot familjet e prekura nga tërmeti, të akomoduar në hotel “Pishat e Buta”, të Golemit ku ka shpërndarë dhurata për fundvit për fëmijët , si dhe ka siguruar familjet e tyre se në nevojë dhe në të mirë, do jemi gjithmonë bashkë.
Në bashkëbisedim me fëmijët, ministrja Spiropali tha se dhuratat e para janë për bebet nën 1 vjeç. “Kjo është dhurata të cilën do ta hapim me mamin”, iu drejtua ajo një fëmije.
Spiropali uroi dhe familjarët të kalojnë gëzuar këto festa me njëri-tjetrin. Ajo u uroi shëndet për fëmijët dhe për gjithë familjen.
“Të kaloni gëzuar, shëndet fat dhe zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja dhe me të gjithë ne në këtë prag festash. Gëzuar, gëzuar dhe fëmijët ti keni me shëndet sepse i keni si yje”, tha ajo.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
I shpëtoi mrekullisht tërmetit, stafi i kryeministrit Rama i bën ëndrrën realitet 13-vjeçarit me aftësi ndryshe (VIDEO)
Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale rastin e 13-vjeçarit Anteo, me aftësi ndryshe, i cili i shpëtoi fatmirësisht tërmetit të 26 nëntorit.
Gjatë bashkëbisedimit me Anteon, 13-vjeçari, i cili bashkë me familjen janë strehuar përkohësisht në Shëngjin, shprehu dëshirën për një aparat celular.
Kjo dëshirë e Anteos, që ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen, i është premtuar nga stafi i kryeministrit Rama se do bëhet realitet para vitit të ri.
Postimi i plotë:
Tinukdojeshkurrëvetëm...
Anteo, 13 vjeçari me aftësi ndryshe që i shpëtoi fatmirësisht tërmetit në Thumanë është strehuar bashkë me familjen në Shëngjin, ku ndjek shkollën si një nga nxënësit më të shkëlqyer dhe orët e fizioterapisë së nevojshme.
Ai ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen, por për fundvit i shprehu Alteos dëshirën për një dhuratë të preferuar, të cilën morëm përsipër t’ja dorëzojmë përpara Vitit të Ri. https://e-albania.al/dhuro/.