Rama urdhër ministrave: Në natën e ndërrimit të viteve të jeni pranë të prekurve nga tërmeti

Rama urdhër ministrave: Në natën e ndërrimit të viteve të jeni pranë të prekurve nga tërmeti

DURRES- Të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar do të jenë pranë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, për të pritur vitin e ri 2020. Ky është urdhri i kryeministrit Edi Rama tre ditë nga nata e ndërrimit të viteve.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi gjatë një vizite që ai bëri në Durrës, ku janë strehuar një pjesë e mirë e banorëve që pësuan dëmtime në banesa nga tërmeti. Klosi tha se në këtë natë do të jenë pranë tyre për të ri ngritur një Durrës që u godit shumë dhe për t'iu dhënë frymëmarrje familjeve dhe njerëzve të tjerë të zakonshëm.

"Gezuar! Sot nuk është tamam nata e Vitit të Ri, po ne kemi menduar që sot të mblidheshim këtu, pasi ju  dhe 16 hotele që na kanë ofruar mikpritjen për të dëmtuarit nga tërmeti të organizojmë një festë të Vitit të Ri, të festave, Krishtlindjes dhe Vitit të Rime të gjithë familjarët , duke qenë pranë tyre dhe duke u përpjekur.  Natyrisht, që tragjedia ishte e madhe, dhimbja ishte e madhe humbjet ishin të shumta, por ama solidariteti nuk na mungoi dhe ajo që donim në Shqipëri, ku ne ju gjetëm pranë të 12 mijë të dëmtuarve nga tërmeti është një gjë sublime dhe një akt shumë i madh nga hotelierët shqiptarë.

Prandaj unë doja që këtë ditë gëzimi ta ndaja me ju edhe t;ju uroja të gjithëve Vitin e Ri mbarësi në familjet tuaja, ta kalojmë sa më shpejt këtë tragjedi që na ndodhi edhe ta harrojmë sa më shpejt tërmetin dhe këtë vuajtje të madhe. Shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama na ka porositur që në këtë Natë të Vitit të Ri të jemi pranë jush dhe së bashku me ju të ndërtojmë projektet tona për të ringritur një Durrës që u godit shumë nga tërmeti, për t’ju dhënë frymëmarrje familjeve dhe njerëzve të tjerë të zakonshëm, të cilët tërmeti i dëmtoi. Prandaj edhe një herë Gezuar dhe fat për Vititn e Ri 2020", u shpreh Klosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit