GOLEM - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Ndërtimor ka bllokuar ditën e sotme një pallat 9-katësh tek në zonën e shkëmbit të Kavajës në Golem, ndërsa po merren masat për shembjen e tij. Mësohet se pallati është në pronësi të biznesmenit Enver Shala.
 
Sipas INUK pallati 9-katësh nuk ka dokumentacionin përkatës, prandaj është bllokuar. Ndërkohë inspektorët e INUK kanë rrethuar ndërtesën, ndërsa po merren masat e nevojshme për shembjen e tij në ditët në vazhdim.

Objekti aktualisht ndodhet nën ruajtjen e punonjësve të INUK, të cilët nuk kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të ndërtesës. Ende nuk është marrë një vendim për mënyrën se si do të shëmbet godina 9-katëshe.
 
Deri më tani INUK ka vijuar aksionet për prishjen e objekteve në të gjithë territorin e Shqipërisë për ato objekte të cilat janë pa leje ose nuk kanë dokumentacionin përkatës, duke u përballur edhe me protesta nga ana e banorëve.

Pallati durres me logo
(Në foto: Pallati 9-katësh i bllokuar nga INUK) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)