Golem,shemben 10 lokale,IKMT:
Ishin në rërë, zyrtarët para ligjit

Golem,shemben 10 lokale,IKMT:<br />Ishin në rërë, zyrtarët para ligjit<br>
GOLEM-IKMT ka nisur shembjen e 10 objekteve, kryesisht lokale dhe restorante pranë bregut të detit. Pronarët pretendojnë se kanë leje nga bashkia dhe institucionet e tjera për të ushtruar aktivitetin e tyre, ndërsa akuzojnë se nuk u është lënë afat. “Kemi leje ndërtimi, bashkie dhe të gjitha të tjerat. Pas këtyre lokaleve ndodhen vilat e Ramës, ka nevojë për diell, prandaj po shemben objektet. I kemi me letra me të gjitha, nuk na dhënë asnjë shpjegim. Aksioni filloi dje dhe nuk na u dha njoftimi, duhet të paktën një javë që të merren masat. Në mëngjes na thanë nuk do të shembet dhe tani na dhanë afat dy dorë” deklaroi Shkëlqim Dervishi, njëri nga pronarët e bizneseve.

Ndërkohë që IKMT ka reaguar për situatën e krijuar duke sqaruar se po prish ndërtimet e bëra rishtaz në Golem dhe se përgjegjësit do të paditen. IKMT deklaron se lokalet dhe restorantet janë ngritur në rërë, ndërsa janë brenda fashës së mbrojtur nga bregu. 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh ka nisur prishjen e një sërë objekteve në Golem. Janë objekte të ngritura në rërë, shumë prej të cilave kanë qenë të ndertuara edhe më parë dhe ishin prishur nga IKMT. Ato janë brenda fashes se mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar sipas ligjit. IKMT u bën thirrje ndërtuesve të tillë, të mos ndërmarrin iniciativa antiligjore duke u mbështetur në letra të dyshimta dhënë nga zyrtarë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet dhe mosveprimet e tyre. IKMT shprehet e prerë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit’ deklaron IKMT.

[gallery]25527[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë