Armando Broja shënoi sot golin e parë me fanellën e Chelsea në Premier League. Shqiptari gjeti rrjetën në minutën e fundit, me Chelsea që fitoi 3-0 me Wolves në "Stamford Bridge". Rrjeta e parë me Blutë erdhi në një ditë të veçantë për Armandon, pasi i ati feston sot ditëlindjen. Ka qenë Broja që e ka uruar të atin në rrjetet sociale, me legjendën John Terry dhe ekspertin e merkatos Fabrizio Romano që kanë komplimentuar shqiptarin për golin. "Urime shoku", i shkruan ish-kapiteni i Bluve. "Një nga shumë", komenton Fabrizio Romano eksperti i merkatos.

Lajmi kryesor:
VIDEO/ 'Boom boom' nga jashtë zone, Armando Broja shënon golin e parë me fanellën e Chelsea








