Në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Kukësit nuk kanë munguar dhe momentet qesharake. Ndeshja u mbyll me rezultatin e ngushtë 0-1 për skuadrën kampione të Shqipërisë, por ishte shumë i veçantë. Sulmuesi Guri ka kontrolluar një top me gjoks në zonë, por një bilbil i një tifozi e ka ndaluar atë, teksa ka menduar se ishte i arbitrit.
Por ka qenë Bakaj i vëmendshëm ndaj këtij momenti mjaft delikat dhe ka goditur topin, që ka përfunduar në rrjetë, duke mos lënë rastin të humbiste. Goli është konsideruar i rregullt nga arbitri Andi Koçi, edhe pse është shoqëruar me protesta nga vendasit.
/Shqiptarja.com