Gjigandi Google ka vendosur flamurin Shqiptar në logon e saj me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Logot e ndryshme që vendos Google në faqen e saj quhen Doodle.
Doodle vendosen nga google për kohë të caktuar për raste të veçanta me raste festash, datash historike apo edhe për përvjetorët e personazheve historik. Doodle me flamurin shqiptar u vendos nga google pas një peticioni nga një i ri korçar emigrant në Miçigan në SHBA.
Klajdi Hëna nëpërmjet një peticioni në faqen e internetit www.change.org i kërkoi Google që të vendoste një Doodle me flamurin shqiptar më 28 nëntor me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Siç duket Google e ka realizuar kërkesën e Klajdit duke vendosur flamurin e Shqipërisë në logon e saj por kjo gjë është e dukshme vetëm nga përdoruesit e Google në Shqipëri pra vetëm kur Google hapet nga Shqipëria

(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com