Gostivar, vidhen në banesë 50 mijë
euro stoli ari, i zoti jashtë shtetit

Gostivar, vidhen në banesë 50 mijë<br />euro stoli ari, i zoti jashtë shtetit
GOSTIVAR - Janë rikthyer rastet e vjedhjes së arit në qytetin e Gostivarit në Maqedoni, i njohur për popullimin me shqiptarë. Nga policia lokale kanë raportuar për grabitjen e një sasie të konsiderueshme ari në vlerë rreth 50 mijë euro, ndodhur në një shtëpi në qytetin e Gostivarit.
 
“55-vjeçari me inicialet H.Z nga Gostivari, të enjten në mbrëmje ka denoncuar në polici vjedhjen e kryer nga persona të panjohur. Grabitja ka ndodhur në intervalin kohor prej muajt prill deri në muajin gusht, kohë në të cilën personi në fjalë nuk ka qenë në vendlindje.
 
Ai para se të shkonte jashtë shtetit, sasinë e arit e kishte lënë në kujdes në shtëpinë e kunatit të tij, personit me inicialet Z.H (49 vjeç)”, theksoi zëdhënësi i policisë regjionale, Marjan Josifoski, i cili bën me dije se policia është duke ndërmarrë mase në identifikim e autorëve dhe mënyrës, si dhe kur u krye grabitja.
 
Grabitje e stolive të arit paraqiten dukuri gjithnjë e në rritje. Në fund të muajt maj, nga një shtëpi në fshati Forinë u vodhën stoli ari në vlerë 25 mijë euro. Po ashti, gjatë muajt mars, në fshatin Gradec ndodhi një grabitje tjetër e stolive të arit në vlerë 15 mijë euro. Vjedhje të kësaj natyre u evidentuan edhe në disa lokalitete të tjera të Gostivarit dhe rrethinës.

Marrë nga TV2.COM.MK

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon