Grabiste banesa, makina dhe
markete, kapet hajduti në Tiranë

Grabiste banesa, makina dhe<br />markete, kapet hajduti në Tiranë<br>
TIRANË-Policia ka arrestuar 36 vjeçarin Pirent Kano të akuzuar për disa vjedhje, nga banesa, dyqane dhe makina. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar dy herë për të njëjtën vepër penale. Policia ka arrtiur që të dokumentojë të gjitha vjedhjet  që ka kryer Pirent Kano.

Vjedhjet që ka kryer
Pasi më datë 13.01.2018, dyshohet se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka vjedhur një shumë lekësh në një supermarket në pronësi të shtetases B. N., 41 vjeç.

 

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 03.01.2018, në rrugën “Besim Imani” dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases A.D.

Më datë 12.01.2018, ne bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit N.A.

Më datë 17.01.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje xhami, një çantë, të ndodhur në mjeti tip “Benc 190”, në pronesi të shtetases Dh.M.,

Më datë 01.21.2018, në rrugën ”Rr.Androniqi Zengo Antoniu”, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit B.H.

Më datë 29.01.2018, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Naim Frashëri”, në një dyqan, ne pronesi të shtetasit E.Z., 22 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale