ÇEKI - Një person në Pragë të Çekisë ka grabitur një bankë për të paguar boxhet e tij. Pasi grabiti bankën, ai lajmëroi policinë dhe i tregoi atyre se e kishte kryer krimin për të shlyer borxhet, dhe më pas ai shkoi në polici për t'u dorëzuar.
Grabitësi u shfaq në bankë i pa maskuar dhe priste në rradhë për të shkuar në sportelin e bankës.
Pasi i erdhi rradha, ai i dha një shënim sportelistes ku shkruhej se kërkonte që ti jepte para, pasi kishte në çantë një armë dhe nuk do të ngurronte ta përdorte atë.
Pasi mori paratë, ai u largua me qetësi nga banka duke mbajtur në një çantë mijëra euro. Pas dhjetë minutash, ai telefonoi më vonë policinë për të shpjeguar arsyen pse grabiti bankën.
"Ai donte të shlyente borxhin, por nuk gjeti mundësi tjetër përveç se të grabiste një bankë", tha Tomas Hulan, zëdhënës i policisë. Në Çeki, dënimi për grabitjen e një banke shkon deri në 10 vjet.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com