Tre persona janë arrestuar në Divjakë të Fierit pasi grabitën banesën e 62-vjeçarit A. Z., nga ku morën disa sende me vlerë. Në pranga kanë rënë Olsi Janko, 29 vjeç, Serxhio Duda, 19 vjeç dhe Regist Vodo, 19 vjeç, të tre banues në Divjakë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë.

divjake hajdute
Sendet që ju gjetën grabitësve

Divjakë
Vjedhin një banesë në Divjakë, arrestohen në flagrancë 3 autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Olsi Janko, 29 vjeç.

2.Serxhio Duda, 19 vjeç.

3.Regist Vodo, 19 vjeç, të tre banues në Divjakë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z, 62 vjeç.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Er.K/Shqiptarja.com