Pranojnë autorësinë  grabitjes së kasafortës me 9500 pranë një hoteli në zonën e QSUT në Tiranë mbeten në burg Eduart Ngota dhe Zenel Dama.

Gjykata penale e Tiranës caktoi arrest me burg për dy të dyshuarit e grabitjes ndërsa gjatë operacionit për kapjen e tyre u sekuestruan dhe paratë e grabitura dhe disa aksesorë me vlerë si ora floriri dhe vërse.
Ndërkohë në kërkim është shpallur Rajmonda Buçi motra e Ngotës e cila prej 6 muaj punonte si pastruese pranë këtij hoteli.

Hetimet kanë zbardhur se ka qenë pikërisht kjo shtetase që ka ndihmuar Ngotën dhe Damën me skemën se ku ndodhej kasaforta me paratë dhe sendet me vlerë.

Më 14 gusht Eduart Ngota vjen nga Italia ku dhe atje ka pasur probleme me drejtësinë po për grabitje e vjedhje me dhunë.

Orët e para të mëngjesit të 15 gushtit ai futet në hotel së bashku me Damën dhe kryejnë grabitjen. Nga kallëzimi pranë komisariatit numër 4 është zbuluar se në këtë hotel punonte dhe pastruesja Buçi e cila më 15 gusht nuk është paraqitur në punë duke mos njoftuar eprorët.

Fill pas kësaj kanë nisur hetimet dhe ka rezultuar se Buçi është larguar jashtë vendit dhe vëllai i saj me precedent penal kishte mbërritur në Tiranë.

Ngota dhe Dama janë mbajtur në vëzhgim për mbi 6 orë nga agjentët e policisë kriminale të cilët kanë ndërhyrë duke i arrestuar në shtëpi teksa po ndanin paratë e vjedhura dhe aksesorët me vlerë.

Para gjykatës ata kanë pranuar ngjarjen duke shprehur pendesë dhe lirim, por kërkesa e tyre u rrëzua duke lënë në fuqi masën arrest me burg.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com