LEZHË- 2 vëllezër, David dhe Mark Lalaj, 21 dhe 16 vjeç kanë rënë në pranga pasi vodhën gjatë natës, nën kërcënimin e një arme “kallashnikov” xhiron ditore prej 100 mijë lekësh të një pikë karburanti.
Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës së datës 22 shtator ku 2 vëllezërit shkuan me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe nën kërcënimin e kallashnikovit, i vodhën shitësit xhiron ditore si dhe aparatin celular, pas kësaj, dy të rinjtë u larguan menjëherë me motoçikletë, por pas një kohe ata u arritën që të kapeshin.
Pas ngjarjes, në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur policia gjeti armën e zjarrit kallashnikov, motoçikletën, skafandrat e motoçikletës dhe veshjet që janë përdorur nga 2 autorët që kryen vjedhjen. Vëllezërit nga Shënkolli i Lezhës akuzohen për veprat penale "Vjedhja me armë", "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", të kryera në bashkëpunim.