Report TV ka mundur të sigurojë videon nga kamerat e sigurisë që ka filmuar momentet pak para grabitjes të postës private tek ish sheshi “Shqiponja” mbrëmjen e 16 qershorit ku 2 persona arritën të merrnin forcërisht 5 milionë lekë të rinj. Në video duken 2 autorët e grabitjes endë të paidentifikuar teksa vijnë me një motor të zi në orën 21:18 minuta dhe ruajnë pikën e postës për rreth 30 minuta.
Një nga autorët është i veshur me të zeza ndërsa tjetri ka pantallona të zbardhura ndërsa mban dhe një çantë krahu ndërsa mendohet se në dorë mban dhe armë zjarri. Që në momentet që ato shfaqen përpara godinës së postës e deri në finalizimin e grabitjes në kokë mbajnë kasketë që mos të identifikohen.
Fillimisht teksa parkojnë motorin e zi pranë postës 2 autorët vërejnë se në zonë ka lëvizje ku siç duket dhe nga pamjet pranë tyre pranë tyre afrohet një i ri i cili ka parkuar makinën. Nisur nga kjo autorët largohen nga zona për t’u rikthyer sërish 2 minuta më pas kur dhe finalizuan grabitjen.