Grabitësi që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit, është ende i paidentifikuar. Në trupin e tij nuk është gjetur asnjë mjet identifikimi. Ai kishte armë kallashnikov, krehër me fishekë dhe një granatë që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Grabitësi, ishte së bashku me bashkëpunëtorët e tij të cilët kryen grabitjen e rreth 10 milionë eurove që transportoheshin me 4 makina të blinduara për në avionin e linjës për në Vjenë. Siç dëshmitarët nga aeroporti tregojnë për Report Tv, autorët i kanë marrë paratë në pistën e avionit, teksa makiant blind i fusnin thasët me para në pjesën e bagazheve të avionit. Fluturimi i avionit të mbushur me pasagjerë është shtyrë pas ngjarjes së rëndë.
Pas grabitjes, makina e autorëve, një mjet furgon me një mbishkrim të falsifikuar "Hetimi Tatimor" që u ka shërbyer atyre si kamuflazh për t ëhyrë lehtësisht në aeroport, u vu në ndjekje nga forcat e policisë. Pati shkëmbim zjarri, ku teksa ndiqeshin nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë autorët kanë hapur derën e pasme të furgonit dhe kanë qëlluar ndaj efektivëve. Aty ka mbetur i vrarë një prej grabitësve, ndërsa të tjerët kanë mundur të largohen bashkë me thasët me para.
Autorët janë larguar fillimisht në këmbë, ndërsa një tjetër automjet dyshohet t'i ketë pritur ata për tu larguar pa gjurmë. Por provat më të forta të policisë, dqë mund t'i cojë hetuesit drejt zbardhjes së identitetit të grabitësve, është pikërisht furgoni me letrën false të "Hetimit Tatimor". Plani i grabitësve mund të ketë qenë për ta djegur automjetin pas grabitjes. Por fakti që makina tashmë është sekuestruar, është një "pasuri" provash në duart e hetuesve.
Lajmi kryesor: