Rikthehet fenomeni i grabitjeve në Nartë! Të moshuarës i lidhin duart dhe i mbulojnë kokën me jorgan, dy autorët i gjetën vetëm 2 mijë lekë të vjetra në banesë

Një e moshuar është dhunuar dhe grabitur ditën e sotme në Nartë të Vlorës. Sipas raportimit të gazetarit të Report Tv Armand Xhelili, pre e grabitjes me dhunë ka rënë 85-vjeçarja e identifikuar si Varvara Papa.

Ajo ka treguar se dy grabitësit kanë hyrë në banesën e saj nga dera kryesore, dhe ajo ka qenë duke larë duart në Kuzhinë.  Më tej ajo ka shtuar se ka parë dy persona, një më trupmadh dhe një tjetër më i shkurtër, të cilët i kanë hedhur një jorgan në kokë dhe më pas i kanë lidhur duart më çarçaf.

Të dyja dhomat e shtëpisë janë plaçkitur dhe janë kthyer përmbys. Po ashtu duart e të moshuarës janë të nxira rreth kyçit pasi grabitësit e kanë dëmtuar në dorë. 85-vjeçarja jetonte e vetme dhe fëmijët i kishte në emigracion në Greqi. Mësohet se grabitësit kanë marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra, pasi aq i kanë gjetur në banesë. Ajo ka treguar se pak më parë ka shkuar të marrë pensionin, por nuk i kishte dalë që ta tërhiqte.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin grabitje në fshatin Nartë. Report tv i ka denoncuar këto grabitje që vazhdojnë në këtë fshat ku shumica e banorëve janë të moshuar.

Banesa e grabitur

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Flet e moshuara: Më lidhën duart dhe gojën, më thanë do të vrasim

Në një prononcim për Report TV e moshuara ka deklaruar se i kanë marrë 200 mijë lekë, aq sa ajo kishte në banesë. E gjithë shtëpia e të moshuarës është është plaçkitur, ndërkohë që shton se i kanë lidhur duart fort, aq sa i ka të nxira.

'Unë sa u futa këtu, po kush është mos bërtit më thanë se do të vrasim. Këtu më mbajtën lidhur duartm, këmbën gojën.'- shprehet e moshuara.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/03/2021 23:32

    Nese zyra e pensionit ka patur perjashta kamera si dhe zona perreth,ka mundesi qe hajdutet qe e kene pritur jashte,piketuar,e ndjekur,te jene filmuar.Mire do te ishte qe dhe ne fshatra,sidomos ne ata me kryesoret e me te medhenjte te vendosen kamera.

    Përgjigju
  • Balo: 17/03/2021 18:17

    MOS HAPNI DEREN o pleq,,,pyetni kush eshte ,,,dhe bejeni deren me zinxhir,,,qe te hapet pak....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025