Maqedoni/ Grabitet banka, persona të maskuar marrin 100 mijë €

Maqedoni/ Grabitet banka, persona të maskuar marrin 100 mijë €

Një filial i “Tutunska Banka” në Butel të Maqedonisë, ka rënë pre e një grabitjeje paraditen e së hënës, ku autorët kanë arritur të marrin 100 mijë euro.

Mësohet se disa persona të maskuar, rreth orës 10:36, pasi sulmuan fizikisht punonjësin e sigurisë, u futën në ambientet e brendshme duke marrë rreth 100 mijë euro. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

“Më 15.04.2019 në ora 10:36 minuta është denoncuar vjedhje nga ana e disa personave të armatosur në “Tutunska Banka”, në rrugën Ferid Bajram. Nga ana e grabitësve është sulmuar fizikisht personi me iniciale E.E. 26 vjeç, që është i punësuar si sigurim në bankë. Persona të lënduar nuk ka. Menjëherë pas denoncimit , janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e policisë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maska: 15/04/2019 18:25

    Po pse mor budallenj po hajdeni ne Rinas se del e tepron eshte hap porta. Ahhh pritni sa te heqi Olta ushtrine pastaj futjani....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut