'Policia, hapni derën'...Grabitet banesa në Zall Herr, autorët lidhin 3 anëtarë të familjes! Vajza: Donin ta vrisnin babanë, po iu bllokua kallashi

ZALL HERR- Tre persona, të maskuar si policë kanë arritur të grabisin një familje në Zall Herr. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, në fshatin Qinam. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autorët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë trokitur në shtëpinë e Bashkim Zejës, duke u thënë se kanë marrë një denoncim nga banorët e zonës se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe më pas kanë dhunuar kryefamiljarin dhe më pas së bashku me gruan dhe djalin i kanë lidhur në karrige.

Mësohet se ato kanë arritur të marrin 40 mijë lekë. Në katin e dytë të kësaj banese, jetonte dhe vajza me dhëndrin dhe fëmijën e vogël 3-vjeç, të cilët sipas burimeve nuk dhunuar. 

Në dëshminë e saj, ajo shprehet se autorët donin të vrisnin babanë, por kallashi u bllokua kur po i fusnin fishekët dhe ka shpëtuar për mrekulli.

"Mua nuk më kanë prekur se isha me djalin. Ata i bënin thirrje babit të tregonte armën, ai i tha të kontrollojnë se nuk kishte armë. Personi që ishte lart i thotë vrite babin, por ai poshtë e kishte pas kallashin të mbushur dhe kur tenton t’i fusë përsëri fishekë i bllokohet”, tha ndër të tjera vajza.

Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi,  drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj tha se familja ishin njerëz të qetë, pa konflikte. Ai tha se ato ka lajmëruar me 10 minuta me vonesë, duke "ndihmuar" autorët të largohen me shpejtësi, të favorizuar edhe nga terreni i vështirë. Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, terreni i vështirë, por edhe mungesa e kamerave të sigurisë e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima. 

Uniformat blu bëjnë me dije se janë shoqëruar 12 persona, si autorë të dyshuar apo edhe dëshmitarë të ngjarjes. 

1588331535_1588331311BANESAEGRABITUR.jpg

Banesa e grabitur

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Grabitja në Zall Herr/ Dëshmia e vajzës: Donin ta vrisnin babanë, por kallashi u bllokua kur po i fusnin fishekët (VIDEO)

Dëshmia e vajzës së çiftit Zeja dhe dritë mbi grabitjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku autorët të maskuar si policë arritën të marrin 40 mijë lekë. Sipas saj, babai ka shpëtuar për mrekulli, pasi autorët kishin synim ta vrisnin, por kallashi u bllokua.

“Babin e shtrinë përtokë sa hapi derën, pasi ata kërkuan ta hapnim derën se ishte bërë një denoncim sikur ne kishim qëlluar me armë. Kur kam hapur derën e dhomës e kam parë vëllanë kur e shtrijnë në tokë, e bashkojnë me babin në katin e parë pastaj. Mua më mbajtën në katin e dytë bashkë me djalin. Ishte një person më i gjatë dhe më i dobët ai që më ruante mua. Mua nuk më kanë prekur se isha me djalin. Ata i bënin thirrje babit të tregonte armën, ai i tha të kontrollojnë se nuk kishte armë. Personi që ishte lart i thotë vrite babin, por ai poshtë e kishte pas kallashin të mbushur dhe kur tenton t’i fusë përsëri fishekë i bllokohet”,- tregon ajo.

Ora 13:19
Grabitja në Zall Herr/ Jaupaj për Report Tv: Nuk janë njerëz problematik dhe s'kanë konflikte, u lajmëruam 10 minuta me vonesë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një intervistë për Report Tv dha detaje lidhur me grabitjen e regjistruar gjatë natës. Jaupaj u shpreh se familjarët janë njerëz të qetë dhe nuk kemi të bëjmë me konflikte.

"Po vlerësoj ngjarjen, kemi ardhur sapo kemi marrë njoftimin. Ngjarja nuk ka pasur lëndime në njerëz, është një ngjarje e rëndë. kohë që nuk kemi pasur ngjarje kaq të rëndë, shërbimet e policisë në këtë orë kanë qendër të përqendruar kryesisht në zona të banuara, në këtë fshat nuk ka pasur vjedhje. Shërbmet nuk kanë qenë të kontrolluara. Po bëjmë vlerësimin e ngjarjes, në analizën për po i bëjmë, personat në atë banesë janë pa probleme, i ati dhe i biri punojnë në ndërtim dhe kështu edhe dy familjarët e tjerë siç është gruaja dhe vajza që punojnë në bujqësi. Nuk ka konflikte, me persona të tjerë, për shkak edhe të terrenit po kërkojmë edhe informacion dhe po ndërtojnë planin e ngjarjes. Telefonata ndaj policisë është bërë me vonesë, 10 minuta pas ngjarjes, dhe autorët janë larguar. ngjarja do të zbardhet shumë shpejt. Ju uroj për bashkëpunimin", tha Jaupaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/05/2020 01:16

    Te dashur shqipetare vendosuni dyerve reze te forta me zinxhir celiku dhe kur t'ju trokasin ne dere ,le te thone jemi policia ,mos ua hapni deren po nuk paten ne dore e t'jua tregojne nje mandat kerkimi te firmosur nga gjykata.Kjo vlen per te shmangur mashtruesit ,por dhe abuzimet me ligjet.

    Përgjigju
  • I lënë na tepèja e kokësë (Tepelënë): 01/05/2020 20:38

    Sa gjynah paskan parë tmerr! Ngrihu Enver djali i madhe i kombit qe bëre shtet dhe pastrove minjëtë!

    Përgjigju
  • edi: 01/05/2020 14:15

    50 Vite Komunizmi 30 VITE FASHIZMI DHE SERISH JU Shqipetare qe mbaheni me kesi kokrrash qe thirrin vehten trime Shkoni vidhni Pensioniste Turp dhe nje akt mizor sa edhe nje armik se ben kete veprim Shko vidhni Berishen Meten qe ju ropen tere jeten Ju jeni Gelbaze ndaj dhe Corona Virusi ka shperthyer ne tere BOTEN

    Përgjigju
    • Keshtu eshte kure krimben nga i madhi deri tek.i vogli !: 01/05/2020 15:28

      Keta kriminele ,,mesohen nga Politikanet ,,qe per 30 vjete e roben,,, e plackiten ... Pa dalur para Drejtesise Politikanet e korruptuar me ne krye Serbin Sali ,,Shqiperia do prodhoje gjithmone Kriminele .. Te pakten Qeveria e PS ,po angazhihet per kapjen e Krimineleve ..

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca