LAÇ - Një grup prej 4 personash të armatosur dhe me maska kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në banesën e kryetarit të Komunës së Bubqit Qemal Daci.
 
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30, kur në banesë ndodhej bashkëshortja e kryetarit Mimoza Daci së bashku me një të afërme të familjes, Rudina Daci.
 
Grabitësit e maskuar në momentin kur hynë në shtëpinë e kryetarit të komunës, kanë lidhur të dy zonjat që ndodheshin në shtëpi nga këmbët e duart me litarë dhe më pas kanë marrë sende me vlerë dhe 1 mln lekë nën ushtrimin e presionit psikologjik.
 
Policia e Fushë Krujës është njoftuar nga banorët e zonës, por nuk kanë arritur të identifikojnë grabitësit.
 
Ndërsa paraditen e sotme policia e Fushë Krujës ka arrestuar 3 nga autorët nga qyteti i Laçit dhe njëri tjetër është shpallur në kërkim i cili është nga fshati Derven. Autorët janë të moshave 17-23 vjeç.

Autorët e arrestuar janë Fatjon Korriku 23 vjeç banues ne Laç, person me precedent penal i sapoliruar nga burgu, i dënuar për veprën penale “Vjedhje”, shtetasi F.H 17 vjeç dhe Fatjon Dani 18 vjeç banues ne Laç.
 
Është shpallur në kërkim edhe një tjetër person i cili dyshohet se është organizatori i grabitjes, njëkohësisht edhe fqinj me kryetarin e komunës. Dyshohet se i shpalluri në kërkim dhe kryetari Doci kanë pasur një konflikt për motive të dobëta.

shtepia e grabitur

shtepia e grabitur

Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)