Grabitet me armë argjendaria në Vlorë, autori qëllon në ajër me plumba manovër! Arrestohet sapo del nga dyqani me çantën me florinj në dorë e shootgun
Një grabitje me arme zjarri ka ndodhur në një argjendari në Vlorë pranë shkollës "Ismali Qemali". Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku një person i maskuar me syze dhe kapele nën kërcënimin e një shootgun që kishin me vete arriti të merrnin disa bizhuteri me vlerë duke i futur në një çantë.
Një grabitje me arme zjarri ka ndodhur në një argjendari në Vlorë në bulevardin “Ismail Qemali". Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:05 ku një person i maskuar me syze dhe kapele nën kërcënimin e një shootgun që kishin me vete arriti të merrnin disa bizhuteri me vlerë duke i futur në një çantë.
Fillimisht autori i identifikuar si Martin Kapllanaj, 18 vjeç, ka qëlluar 2-3 herë me plumba manovër në ajër duke trembur banorët në zonë dhe punonjësit e argjendarisë dhe më pas ka kryer grabitjen. Pasi ka kërcënuar pronaren e argjendarisë E. H. dhe një person tjetër që ndodhej aty duke i detyruar të shtriheshin në tokë, ka marrë florinjtë dhe bizhuteritë duke i futur në çantë dhe më pas është larguar me vrap.
Për ngjarjen është njoftuar policia e cila ka bërë të arrestimin e tij në lagjen “Isa Boletini”. Policia ka arrestuar 18-vjeçarin Martin Kapllanaj, si dhe ka sekuestruar çantën me florinj dhe shootgun-i të cilin e kishte me plumba manovër.
Në lidhje me ngjarjen Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë në argjendari. Banorët dhe vetë pronarja e argjendarisë u shpreh për mediat se janë terrorizuar nga të shtënat dhe nga frika janë shtrirë në tokë duke mos mundur të shohin në fytyrë autorin.
Vlorë, pronarja e argjendarisë së grabitur: Ishte me çifte në dorë, s'e pash dot në fytyrë autorin (VIDEO)
Pronarja e argjendarisë së grabitur me armë në Vlorë paraditen e sotme ishte e pranishme kur ndodhi ngjarja së bashku me një punonjës tjetër. Pas arrestimit të tij, ajo është shprehur e tronditur për mediat duke thënë se nuk arriti ta shikonte autorin në fytyrë pasi ishte me kurriz dhe u detyruar të shtrihej në tokë. Ajo tha se autori mbante një çifte në dorë ndërsa i kërcënonte se dol qëllonte.
"Nuk e pash autorin në fytyrë se isha me kurriz, po mbante një çifte në dorë! U shtrim përtokë, nuk mund të flas dot tani", tha pronarja e argjendarisë.
Grabiti me shootgun argjendarinë, kush është autori që mbushi çantën me florinj
Autori Martin Kapllanaj
Reprot Tv ka siguruar foton e 18-vjeçarit Martin Kapllanaj, i cili është autori i grabitjes së argjendarisë në Vlorë. 18-vjeçari është kapur nga policia ndërsa ndodhet nën pranga brenda furgonit të efektivëve të policisë Vlorë.
Pamje nga florinjtë brenda çantës së autorit, u grabitën nga argjendaria në Vlorë
Paraditen e sotme në Vlorë një argjendari u grabit me armë, ndërsa autori mbushi një çantë me florinj. Ai u arrestuar apo u largua me vrap nga argjendaria, ndërsa policia sekuestroi armën shootgun me plumba manovër dhe çantë ku kishte futur florinjtë.
Kush ishte ky djali ?
PërgjigjuKa par shume filma ky duke pire cik jeshile... Futeni brenda 30 vite te behet njeri
Përgjigju