TIRANE - Një pikë grumbullimi skrapi pranë mbikalimit të Kamzës të autostradës Tiranë-Durrës në rrugën 'Xhemal Alla' është bërë pre e grabitjes me armë nga katër persona të pamaskuar, duke pasur vetëm nga një kapele në kokë.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se autorët kanë dhunuar nën kërcënimin e armës 6 punonjës të stafit të këtij objektit , duke marrë xhiron ditore prej rreth 4 milionë lekësh dhe më pas janë larguar me automjetin tip "Benz C Class" me targë DM 118 YA, me ngjyrë të zezë.
Ndërsa mësohet se ata kanë qëlluar edhe në ajër më portën e objektit, çka ka vënë në alarm gjithë zonën pasi pranë saj ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare, por fatmirësisht kjo ngjarje nuk ka shënuar asnjë person të plagosur me armë zjarri, hetimet janë ndjekur nga vetë drejtori policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

(Në foto: Pika e grumbullimit të skrapit që është grabitur) Foto të tjera
Policia e cila ka mbërritur brenda pak momentesh në vendngjarje ka nisur edhe hetimet për të identifikuar autorët për të bërë të mundur kapjen e tyre. Ndërkohë janë marrë në cilësinë e provës edhe filmimet e kamerave të objektit. Bëhet e ditur se në momentin e grabitjes zona nuk ka pasur energji, por kamerat kanë funksionuar falë sistemit UPS.

6 punonjësit e stafit të pikës së grumbullimit të skrapit që u dhunuan kanë marrë mjekim mjekësor, ndërsa policia i ka marrë në pyetje ata dhe punonjësit e tjerë që kanë parë grabitësit. A1 Report ka mundur të fiksojë dhe momentin e shoqërimit të një punonjësve prej stafit të firmës i cili është shoqëruar në polici, por i pyetur për ngjarjen ai nuk ka pranuar të flas.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO